Dhjetra shtetas grekë janë kthyer pas në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pas kontrolleve të imtësimshme që iu është bërë nga ana e autoriteteve shqiptare.
Ata udhëtojnë sot drejt Shqipërisë për ceremoninë përkujtimore të Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në zonën e Bularatit, pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë vendore të Gjirokastrës.
Burime bëjnë me dije se shtetasit grekë kanë pasur një përplasje dhe me mediat që kanë qenë sot të pranishme në kufi, pasi kanë kërkuar që të mos filmoheshin.
Ndërkohë që burime bëjnë me dije se sot në Gjirokastër ka një prani të shtuar të policisë shqiptare dhe të forcave të antiterrorit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kacifan.
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme një rruge në qendër të fshatit Bularat i është vendosur një tabelë në gjuhën greke me emrin e Katsifas. Tabela është vendosur nga persona të paidentifikuar, dhe sipas burimeve nuk ka marrë autorizimin e qeverisjes vendore.



