• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DYZETAT E KACIFAS/ Grekët kthehen mbrapsht në Kakavijë, shqiptarët tubim para konsullatës në Gjirokastër
Home
Breaking News

TË DYZETAT E KACIFAS/ Grekët kthehen mbrapsht në Kakavijë, shqiptarët tubim para konsullatës në Gjirokastër

8 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 70 shtetas grekë janë kthyer pas në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pas kontrolleve të imtësimshme që iu është bërë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Ata udhëtojnë sot drejt Shqipërisë për ceremoninë përkujtimore të Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në zonën e Bularatit, pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë vendore të Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se shtetasit grekë kanë pasur një përplasje dhe me mediat që kanë qenë sot të pranishme në kufi, pasi kanë kërkuar që të mos filmoheshin.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj shprehet se derimë tani kanë hyrë në tokën shqiptare 5 autobusë me shtetas grekë, ndërsa arsyeja se pse 70 grekë janë kthyer mbrapsht është fakti se ata konsiderohen si persona të rrezikshëm.

Ndërkohë që burime bëjnë me dije po ashtu se sot në Gjirokastër ka një prani të shtuar të policisë shqiptare dhe të forcave të antiterrorit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kacifan.

Nga ana tjetër sot në Gjirokastër do të ketë një tubim përpara konsullatës greke nga ana e disa grupimeve partiotike shqiptare, të cilët do të kërkojnë që të zbardhen 7 vrasjet që kanë ndodhur vetëm në dy muajt e fundit të shqiptarëve në shtetin helen.

Ka pasur zëra se një pjesë e tyre do të tubojnë drejt Bularatit, çka mund të sillte dhe një tensionim të situatës me shtetasit grekë që kanë mbërritur për ceremoninë e Katsifas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E RINISË/ PD tek memoriali i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti (VIDEO)
Previous article JANË MARTUAR PO NUK JETOJNË/ Aktorja zbulon arsyen e fortë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT