Nga detajet e prapaskenave te audienca globale, rrëfehet për herë parë aktori i “La Casa De Papel”, Luka Peros në emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.
Peros, i cili luan personazhin “Marsella” te seriali më hit i momentit “La Casa De Papel”, ka provuar të flasië shqip. ”Të dua Shqipëri “ ka thënë ai gjatë intervistës me gazetarin Ermal Qori.
Gazetari: E di që je poliglot, dhe je njohës i mirë i 5 gjuhëve të huaja. A dëshiron të mësosh pak shqip?
Peros: Shkëlqyeshëm
Gazetari: Çfarë do të mësosh për shembull?
Peros: Asgjë të pistë, që të mos të më shohin dhe të thonë na shahu nga nëna
Gazetari: Nëse mund të përsërisësh me mua… I love Albania?
Peros: Të dua Shqipëri
Nëpërmjet lidhjes Skype, Luka tregoi marrëdhëniet me aktorët e tjerë të produksionit, që sot njihen në të gjithë botën, letrat e miliona ndjekësve dhe çfarë pritet të ndodh në vijim pas një rrugëtimi kaq madhështor, ekskluzivisht për emisionin “N’kohë”.
Është hera e parë në Shqipëri që një aktor me famë ndërkombëtare dhe aq i ndjekur në të gjithë botën siç është “La Casa De Papel” të japë intervistë ekskluzive për mediat vendase. Seriali “Money Heist” është një prodhim i gjigandit kinematografik Netflix, që ka thyer çdo rekord shikueshmërie në të gjithë botën.


