• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË DREJTAT E AUTORIT/ Shakira dhe Wyclef nxisin europarlamentarët që të votojnë kundër projektligjit
Home
Nderkombetare

TË DREJTAT E AUTORIT/ Shakira dhe Wyclef nxisin europarlamentarët që të votojnë kundër projektligjit

11 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ai është një reper haitian, këngëtar e aktor, por që këtë të martë ka marrë mbi supe një mision të vështirë duke vizituar Parlamentin Europian në Strasburg.

Vizita e tij vjen në mesin e lajmeve risi të shkaktuara nga beteja në lidhje me rregullat e BE-së që prekin kompanitë e internetit dhe krijuesit, që përgjatë dy viteve të fundit ka përfshirë të famshëm e gjithashtu ka ushqyer më tej makinerinë e lobimit të Brukselit.

Wyclef, i njohur më së shumti për hitin e vitit 2012 “Hips Don’t Lie” në bashkëpunim me këngëtaren kolumbiane Shakira, do të përpiqet t’i nxisë europarlamentarët që të votojnë të mërkurën kundër projektligjit për të drejtat e autorit në BE, që është cilësuar ndër të tjera edhe si “vdekja e internetit” apo “fundi i memeve”.

Bëhet fjalë për një përplasje tejet të gjatë, që gjithsesi duhet të marrë fund këtë javë.

Fushatat pro dhe kundër ndryshimit të të drejtave të autorit ka përfshirë ish-pjesëtarë të grupit “Beatles”, Jimmy Wales i “Wikipedia”, gazetarin fitues për raportim lufte, Stephen Fry, gjigantët amerikanë të teknologjisë, e tashmë edhe ish-grupin “Fugee”.

Në lojë është përditësimi i parë në mbi 15 vite i rregullave europiane të të drejtave të autorit. Plot 15 vite më parë, muzikantët, artistët dhe autorët nuk konsideroheshin “krijues përmbajtjeje” dhe nuk kishin nevojë për motorë kërkimi apo faqe interneti “streaming” për të siguruar jetesën.

Ideja e Komisionit Europian për të përditësuar ligjet e të drejtave të autorit synon të krijojë një mënyrë më të drejtë të pagesave për ata që zotërojnë të drejta autori, për punën e tyre në këtë epokë dixhitale.

Wyclef ndodhet në Strasburg për të ofruar argumente kundër një prej pjesëve më kontroverse të planeve, që do t’iu kërkonte platformave të skanonin përmbajtjet e krijuara nga përdoruesi, për të garantuar se ajo përmbajtje nuk shkel ligjet e të drejtave të autorit, thënë ndryshe “filtra ngarkimi” në internet.

Ndryshe nga shumica në industrinë e muzikës, përfshi këtu edhe Sir Paul McCartney, Wyclef mendon se kjo gjë, më shumë sesa do t’i mbrojë artistët, do t’i dëmtojë ata. Shumë të tjerë mendojnë se kjo do të nxirrte të paligjshme “memet”.

Një tjetër pikë e diskutueshme është e ashtuquajtura “taksë për lidhjen” që do të detyronte “Google”-in apo të tjerë që të paguajnë faqet e internetit të medieve informative për vendosjen e “hyperlink”-eve në përmbajtjet e tyre. Gjigantë mediatikë si “Agence France-Presse”, e mbështetur nga shteti i Francës, e mbështesin këtë gjë, duke argumentuar se të ardhurat mund të ndihmojnë në mbështetje të një gazetarie cilësore.

Më herët gjatë verës, europarlamentarët vendosën të merrnin më shumë kohë për të menduar e diskutuar, pasi zërat kundërshtues arritën afro 1 milion në një peticion “online”. Europarlamentarët kanë kaluar 3 muajt e fundit duke “luftuar” mbi versionet alternative të dy prej ideve më të kundërshtuara, me synimin për të arritur një marrëveshje këtë javë. Por duket se palët janë më larg sesa kurrë.

Më shumë se 200 amendime të mundshme janë shtruar mbi tryezë, më kryesoret e të cilave do të hidhen për votim të mërkurën. Megjithatë, grupet më të mëdha politike të BE-së janë të përçara. Ekziston ende një mundësi që votimi të mos mbahet, nëse presidenti i PE-së vendos se e gjitha kjo është shumë e koklavitur.

Zyrtarë të Komisionit Europian kanë thënë për “Financial Times” se, mungesa e marrëveshjes nuk është diçka më e mirë sesa një marrëveshje e keqe. Ata kërkojnë që Parlamenti të gjejë kompromisin të mërkurën, përndryshe rrezikohet që e gjithë nisma të refuzohet derisa të zgjidhen europarlamentarët e rinj në maj të vitit të ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI TROFEUN E "US OPEN"/ Vijojnë debatet në tenis për ndëshkimin e Serena Williams
Previous article FJALIMI NË PARLAMENTIN EUROPIAN/ Tsipras: Dialog të vazhdueshëm me Shqipërinë

k.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT