• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË DHËNAT E OKB/ Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike
Home
Botë

TË DHËNAT E OKB/ Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

5 December, 2023 s.autor Botë

Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarreve. Përhapja e mushkonjave që bartin sëmundje në rajone të reja falë rritjes së temperaturave. Këto javë vetëm disa nga mënyrat se si është ndikuar dhe përkeqësuar shëndeti publik nga ndryshimet klimatike. Për herë të parë, këto kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën, COP28. Ministrat qeveritarë pritet të bisedojmë për mënyrat se si mund t’i mbrojnë njerëzit nga kërcënimet shëndetësore si pasojë e ndryshimit klimatik, të cilat rrezikojnë ta zhbëjnë përparimin dekadash në shëndetin publik.

Nga viti 2030, ekspertët presin që vetëm katër nga këto kërcënime, kequshqyerja apo mosushqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë – do ta rrisnin numrin e përgjithshëm të të vdekurve në gjithë botën për 250.000 për vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Ngjarjet e motit ekstrem po bëhen ngjarje të shëndetit ekstrem”, tha Martin Edlund, shef ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse për shëndetin global, Malaria No More. Ja se si ndryshimi klimatik po e dëmton shëndetin e njerëzve nëpër botë ditët e sotme, dhe çfarë mund të presin vendet në të ardhmen.

Sëmundjet ngjitëse
Mushkonjat të cilat mund të bartin viruse, përfshirë ethet tropikale dhe malaria, Nili Perëndimor dhe Zika, po kalojnë nëpër pjesë të reja të botës, sepse temperaturat e ngrohta dhe shirat e rrëmbyeshëm u krijojnë atyre kushte më të përshtatshme për t’u shumëzuar. Rastet e raportuara me ethe tropikale janë rritur prej rreth gjysmë milioni sa ishin në vitin 2000 në më shumë se 5 milionë në vitin 2019, sipas OBSH-së. Vetëm këtë vit, rastet në Brazil janë rritur për 73 për qind krahasuar me mesataren e pesë vjetëve të fundit, tha Edlund, me Bangladeshin që ka vuajtur nga një përhapje rekorde e etheve tropikale.

Ndryshimi klimatik është duke e pasur një ndikim të paparashikueshëm në malarien, po ashtu, pasi në vitin 2022 u regjistruan 5 milionë raste më shumë se në vitin paraprak – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 249 milionë, sipas Raportit Botëror të OBSH-së për Malarien. Vërshimet në Pakistan vitin e kaluar, për shembull, shkaktuan një rritje prej 400 për qind të rasteve me malarien në këtë vend, sipas raportit. Kjo sëmundje është përhapur edhe në vendet e larta të Afrikës, të cilat kanë qenë të ftohta për mushkonjat në të kaluarën. Dy vaksina të reja për malarien, që priten të jenë në dispozicion vitin e ardhshëm, ofrojnë paksa shpresë për ta luftuar këtë përhapje.

Ujërat e ndotura
Stuhitë dhe vërshimet e shkaktuara nga ndryshimi klimatik po ua mundësojnë të shpeshtohen sëmundjeve të tjera ngjitëse nga uji. Pas shumë dekadash përparim kundër kolerës, një infektim i zorrëve i përhapur nga ushqimi dhe uji i ndotur, numri i rasteve po rritet përsëri, përfshirë edhe në vendet të cilat e kishin shfarosur pothuajse plotësisht këtë sëmundje. Pa mjekim, kolera mund të shkaktojë vdekje brenda orësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Arti në zi, ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, në disa zona priten reshje të izoluara shiu dhe dëbore

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT