• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të dhëna në mënyrë të parregullt/ Facebook-u përtërin kontrollet mbi privatësinë
Home
Teknologji

Të dhëna në mënyrë të parregullt/ Facebook-u përtërin kontrollet mbi privatësinë

28 March, 2018 Ina.Autor Teknologji

Facebook po përtërin kontrollet mbi privatësinë dërsa përballet me reagime të ashpra pas njoftimeve se kompania konsulente britanike “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna në mënyrë të parregullt nga 50 milionë përdorues të Facebook-ut.

Gjiganti i medias sociale po përballet gjithashtu me kritika për mbledhjen e të dhënave nga përdoruesit e pajisjeve Android, si emra, numra telefonash, tabulate dhe mesazhe të dërguara.

Në një njoftim të Facebook-ut sot thuhej se “e kemi kuptuar shumë qartë nga një pjesë e 2.2 miliardë përdoruesve, se ndryshimi është i nevojshëm”.

Gjigandi i mediave sociale tha se përmirësimet nuk do të ndikojnë tek politikat e privatësisë apo llojet e të dhënave që grumbullon nga përdoruesit, por kompania shpreson që ndryshimet do t’i lejojnë përdoruesit “të navigojnë” më lehtë në mjediset komplekse të privatësisë dhe sigurisë, në llogarinë e tyre.

Facebook-u, i cili do të përballet me rregullore më të rrepta evropiane prej 25 majit, është përballur me kritika globale që kur u bë e ditur se “Cambride Analytica” kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të padrejtë duke patur në shënjestër votuesit amerikanë e britanikë.

Të dhënat e mbledhura nga kompania “Cambridge Analytica” u përdorën nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump për të ndikuar votuesit në garën presidenciale të vitit 2016.

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Facebook-ut Mark Zuckerberg, ka rënë dakord të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Kongresit muajin e ardhshëm për të shpjeguar se si “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna mbi dhjetëra milionë përdorues të Facebookut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elvana Gjata postoi foton HOT ku ekspozoi gjoksin, Ermal Mamaqi i lë komentin që se priste (FOTO)
Previous article Merr guximin të pozojë pa grim, por Aurela nxjerrë në pah operacionet plastike (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT