• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË DËSHPËRUAR QË POPULLATA NUK PO RRESPEKTON UDHËZIMET”/ Ekspertët: Ja rreziku i madh që po i kanoset shëndetit të tyre
Home
Nderkombetare

“TË DËSHPËRUAR QË POPULLATA NUK PO RRESPEKTON UDHËZIMET”/ Ekspertët: Ja rreziku i madh që po i kanoset shëndetit të tyre

3 August, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Eksperët e shëdetit publik— e kanë thënë në mënyrë të përsëritur se maskat dhe distancimi fizik janë disa nga masat e thjeshta me ndikim të madh në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe Presidenti dhe figura të larta të administratës e kanë theksuar rëndësinë e maskave kohët e fundit, megjithëse presidenti i reziston vendosjes së një mandati kombëtar për vënien e maskave. Në Teksas, një nga shtetet e goditura rëndë nga epidemia kohët e fundit, mjekët shprehen të dëshpëruar nga përmasat e problemit dhe injorimi i këshillave të ekspertëve nga shumë amerikanë.

Dr. Joseph Varon shprehet i revoltuar. Ai përballet me rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, në nivele që kanë stresuar kapacitetet në spitalin ku ai punon në Hjuston të Teksasit. Megjithatë, përditë ai sheh njerëz rrugëve pa maskë, pa mbajtur distancë fizike.

“Po zhvilloj dy beteja: luftë kundër COVID-it dhe luftë kundër iditsisë. Njërën e zhvilloj me një farë shprese se do ta fitojmë. Por të dytën e kam gjithnjë e më të vështirë ta kuroj” thotë ai.

Dr. Varon është specialist i mushkërive dhe shef i stafit në Qendrën Mjekësore “United Memorial”. Ai përballet me një skenë që po bëhet normale: stafi mjekësor i mbingarkuar, duke u përpjekur të kujdesen për pacientët që mbushin përditë pavionet e spitalit.

“Kam punuar në mes të tërmeteve, në mes të sulmeve me bomba, në mes të cunameve. Kam punuar pas çdo katastrofe të imagjinueshme. Por kjo është më e rënda që kam parë. Ndoshta pasi është një situatë që vazhdon,” thotë ai.

Në këtë krizë, personeli mjekësor e ka paguar shtrenjtë dedikimin ndaj misionit të tyre. Shumë mjekë e infermierë janë sëmurur, disa kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në stafin e Dr. Varon, infermierja Chrishtina Mathers rezultoi pozitive për koronavirus javën e kaluar, pasi u sëmur gjatë turnit:

“Diagnoza me koronavirus është gjëja më e rëndë që mund të dëgjosh. Më tronditi shumë. Njerëzit duhet të informohen më shumë. Gjithë kjo betejë, gjithë këto akuza e kundërakuza, janë të panevojshme. Njerëzit duhet të udhëhiqen nga mirësjellja e humanizmi. Duhet të na dëgjojnë ne. Ne nuk po gënjejmë. Përse do të gënjenim,” thotë infermierja Mathers.

Teksasi, Kalifornia dhe Florida janë bërë vija e frontit kundër koronavirusit këtë verë. Deri tani Teksasi është përballur me një dyfishim të rasteve dhe ritmet e vdekshërisë shkuan në 32% vetëm brenda javës së kaluar.

Shumë prej pacientëve të Dr. Varon nuk marrin frymë dot pa ndihmën e aparaturave. 67-vjeçari Riley Harrison tregon se kur kishin filluar simptomat kishte ndjerë se po i merrej fryma dhe se nuk kishte pasur fuqi të thërriste as të shoqen. Tani të dy janë shtruar në spital:

“Nëse të është mbushur mendja të vdesësh, luaj me COVID-in,” thotë ai. Riley dhe bashkëshortja nuk e dinë se si u infektuan, por ai paralajmëron të tjerë të ruhen dhe të mbrohen me çdo mënyrë nga infeksioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KY SHTET I BOTËS PO FSHEH TË VËRTETËN/ Të infektuarit me COVID-19 tre herë më shumë seç raportohet
Previous article PAMJET/ Nëna 51 vjeçare hapi tuneli 10 metra të gjatë për në qelinë e burgu. Plani që kishte hartuar për të… (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT