Aksidenti që ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Kamzës ku tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, një djalë i ri dhe një vajzë e mitur gjetën vdekjen.
Shpejtësia tej limiteve, një moment shpërqendrimi apo thjesht mungesa e eksperiencës së gruas që drejtonte automjetin tip Benz, shkaktoi këtë të markurë në Kamëz, një tragjedi të vërtetë me dy të vdekur.
Ende nuk është zbardhur shkaku i humbjes së kontrollit të makinës që vrau këtë mëngjes dy persona.
AKSIDENTI
Drejtuesja e mjetit Rozina Koleci ndodhet në shok dhe nuk ka mundur të japë versionin e saj për çfarë ka ndodhur.
Makina i ka dalë nga duart 39 vjeçares. Benzi ka shkuar fillimisht në drejtim të një të riu i cili po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Goditja për Ramazan Isha-n ka qenë fatale. I Riu ka gjetur vdekjen pas impaktit që i ka ardhur prapa shpinës.
Më tutje drejtuesja e mjetit ka humbur plotësisht kontrollin e makinës. Automjeti është spostuar nga vija rrugore dhe është “ngjitur” në bordurën ndarëse midis dy korsive, aty ku një familje prej tre personash po priste për të kaluar rrugën.
Goditja i ka hedhur përtokë nënën Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj me inicialet E.N, 7 vjeçe dhe 6 vjeçe. Impakti i ka marrë jetën 7 vjeçares disa minuta më pas, ndërsa Valbona dhe vajza tjetër u shtruan në spital.




