• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të dënuar për vrasje, trafik droge e përdhunim, kush janë tre shqiptarët e ekstraduar nga Anglia
Home
Breaking News

Të dënuar për vrasje, trafik droge e përdhunim, kush janë tre shqiptarët e ekstraduar nga Anglia

15 October, 2017 K.editor Breaking News

Të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pasi është pranuar kërkesa e tyre që të transferohen për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin me njoftim paraprak. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës.

Ata janë Massimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.

I DËNUARI PËR VRASJE 

Rreth dy vite më parë, një gjykatë londineze dënoi me 21 vite burg një emigrant shqiptar, i cili, pas një zënke gjatë një loje shahu, goditi me thikë një fqinjin e tij rumun. Gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Massimo Fishtin, me të drejtë daljeje përpara një komisioni vlerësues pas 21 vitesh nga nisja e dënimit. Ai akuzohet se, mbrëmjen e datës 25 prill 2015, goditi për vdekje me thikë në zemër shtetasin rumun Ioan Suditu, 40 vjeç, baba i dy fëmijëve.

TRAFIKU I KOKAINËS

Në vitin 2013, një operacion i strukturave kundër krimit të organizuar në Britaninë e Madhe zbuloi 18 kg kokainë të pastër, që po trafikohej përmes një kamioni frigoriferik nga tre shtetas shqiptarë. Policia arrestoi Sadri Likën, që tashmë u ekstradua për të vuajtur në Shqipëri dënimin e mbetur, Sdamet Gjorllakën dhe Adriatik Spahiajn, nga Kosova. Fillimisht u arrestua shtetasi kosovar, pasi hetuesit vunë re një kamion frigoriferik me regjistrim slloven, të parkuar në një vend të dyshimtë. Nga verifikimet e kryera në kamion u zbuluan 18 kg kokainë, që ishte fshehur mes një ngarkese të ligjshme me akullore. Drejtuesi i kamionit ishte shtetasi kosovar, por menjëherë pas tij Policia u vu në ndjekje të bashkëpunëtorëve, që lëviznin me një automjet tjetër, të cilët po ashtu u arrestuan.

PERDHUNIMET 

Një adoleshent shqiptar, i cili sulmoi brutalisht dhe abuzoi seksualisht me dy gra në qendrën e qytetit Gravesend, në Britaninë e Madhe, u dënua me 12 vjet burg në qershor të vitit 2015. Edison Mulaj, aktualisht 21 vjeç, djali i një polici shqiptar, i sulmoi viktimat e tij në shkurt dhe në mars të vitit 2015, pasi kishte ardhur në Britaninë të Madhe në nëntor të një viti më parë. Njëra nga gratë ishte duke shkuar në shtëpi, pasi po kthehej nga puna dhe e dyta ishte gjithashtu duke ecur në këmbë për në shtëpi, në orët e para të mëngjesit pas largimit nga një klub nate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Gjest i rrallë që Bufon bëri mbrëmë, shkon te ultrasit e Lacios dhe u dhuron fanellën
Previous article VIP-at që garojnë bashkë me Veliajn në Maratonën e Tiranës

K.editor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT