Gjatë javës së kaluar, policia e Fierit ka gjobitur 1207 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia ka arrestuar 6 shtetas për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur dhe për parakalim të gabuar.
Janë pezulluar 8 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Kontrollet e kryera nëpër akset urbane dhe rurale të qarkut.
Janë arrestuar në flagracë 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 1207 masa administrative, të ndara si vijon:
8 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
255 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
128 masa për përdorimin e aparatit celular;
314 masa për parakalime të gabuara;
88 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
388 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.


