• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DEHUR E PA PATENTË/ Policia “bën namin” gjatë fundjavës. Arreston 18 shoferë, procedohen 446 të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

TË DEHUR E PA PATENTË/ Policia “bën namin” gjatë fundjavës. Arreston 18 shoferë, procedohen 446 të tjerë

31 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës.

Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi;

• Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme;

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

• Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;

• Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to;

#MosDrejtoMjeteNënEfektine🥃
#RespektoSinjaliziminRrugor🚦
#JepuPërparësi🚶🏻‍♂️🚴‍♂️
#PedaloNëPistatERezervuara🚴‍♀️

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Sot është 31 maj. Dita botërore e luftës kundër duhanit
Previous article TEATRI KOMBËTAR/ Edi Rama në "Le Monde": Informacioni i cunguar pashmangshëm shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT