• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DEHUR DHE PA PATENTË/ Policia aksion në rrugë, 15 shoferë të arrestuar e mbi 2500 të gjobitur
Home
Aktualitet
Kronikë

TË DEHUR DHE PA PATENTË/ Policia aksion në rrugë, 15 shoferë të arrestuar e mbi 2500 të gjobitur

15 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Mësohet se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrance 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia njofton se:

-Janë pezulluar 132 leje drejtimi, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.

-Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2531 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Isuf Elezi”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa kryer kontrollin teknik dhe pa siguracion, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës  është  konstatuar në rrugën “Kastriotët”, një drejtues mjeti që qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit i ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që i përkiste një shtetasi tjetër. Pas shoqërimit në ambientet e Policisë dhe verifikimit të të dhënave rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. M. ishte person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, Plagosja e lehtë me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Apeli

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë  rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVERPOOL-MILAN/ Legjenda Kaka: Entuziazmi i dikujt që e ëndërron turneun mund të bëjë diferencën
Previous article ÇËSHTJA "ANTIDOPING"/ WADA rishikon listën e substancave të ndaluara, kanabis pritet të marrë "dritën jeshile"

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT