• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të dashur “dumbabistë”, rruga për të mundur Edi Ramën nuk kalon nga Sali Berisha
Home
Ekskluzive

Të dashur “dumbabistë”, rruga për të mundur Edi Ramën nuk kalon nga Sali Berisha

2 October, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Pasi kaluan disa javë nga vendimi i Lulzim Bashës, për të larguar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, palët janë rreshtuar tashmë në dy kampe: Në atë pro njërit, e kundër tjetrit. Turi i “liderit historik” në disa qytete të Shqipërisë dhe heshtja e liderit aktual, ndihmuan për ta kristalizuar këtë polarizim.

Përtej rreshtimit për shkak të militantizmit, interesit, emocioneve, nostalgjisë, pragmatizmit e llogarive të vockla për përfitime vetiake, një kategori njerëzish që kanë zë publik të befasojnë me qëndrimet e tyre. Sa më shumë që dukjen dhe mënyrën e jetesës e kanë “alla frënga”, aq më shumë artikulohen pa u ndalur veçse “alla turka”.

Janë “dumbabistët” e epokës së hi tech-ut, që gjithçka ndodh në Shqipëri, rajon e botë, e përkthejnë në shigjeta helmi kundër Edi Ramës. Për ta, e mirë është gjithçka që i bën keq karrierës së tij. Për ta, progresive është vetëm ajo që dobëson pozitat e tij politike. Për ta, kushdo që është armiku i tij, është aleati i tyre në këtë luftë për ta minuar sadopak pushtetin e tij më çtë mundin e sa të mundin.

Kjo është arsyeja që i sheh sot të rreshtohen; Edhe kundër SHBA. Edhe kundër Departamentit Amerikan të Shtetit. Edhe kundër Antony Blinken. Edhe kundër Joe Biden. Edhe kundër Yuri Kim. Edhe kundër Lulzim Bashës. Edhe kundër të resë. Edhe kundër të ardhmes.

Për ta bota padrejtësisht rrotullohet prej mbi 8 vjetësh rreth Edi Ramës, ndaj ata duan ta ndalin me çdo kusht e çmim këtë, në mënyrë që të japin kontributin e tyre derisa të nisë e rrotullohet nga e kundërta. Janë gati për këtë, që të bëjnë aleancë edhe me djallin, vetëm e vetëm që ta shohin një ditë Edi Ramën jashtë asaj zyre në Bulevardin e kryeqytetit.

Kjo i bën të rreshtohen me zell edhe pro Sali Berishës. Edhe pro Ilir Metës. Edhe pro Monika Kryemadhit. Edhe pro Evi Kokalarit. Edhe pro Flamur Nokës. Edhe pro Nard Ndokës. Edhe pro të vjetrës. Edhe pro regresit. Edhe pro të shkuarës. Anipse asnjëri prej tyre nuk është në shijet e tyre të holla “alla frënga”.

Të dashur “dumbabistë” modernë, rruga për të mundur Edi Ramën, nuk kalon nga Haxhi Qamili i ri, vetëm pse ju doni që të rikthehen parajsat tuaja të humbura. Rruga për të mundur Edi Ramën, nuk kalon nga e shkuara, për të rimarë ato që ëndërroni në të ardhmen. Rruga për të mundur Edi Ramën, nuk kalon nga e vjetra, për të arritur ju tek e reja. Rruga për të mundur Edi Ramën, nuk kalon nga regresi, që ju vetë të bëni progres.

Nëse Edi Rama është sot lideri për tu mundur, gjeni njëmijë e një rrugë, arsye dhe mundësi të reja për ta bërë këtë por na e kurseni predikimin se kjo arrihet përmes Sali Berishës. Nëse Lulzim Basha nuk është lideri që mund tju çojë ju tek fitorja, gjeni dikë tjetër ose shpikeni po qe nevoja, por na i kurseni këngët e kukuvajkës se kjo arrihet veç përmes Sali Berishës.

Sali Berisha i sotëm nuk është më ai që keni ju në kokën tuaj. As ai që ka qenë dikur. Ai nuk mund ta ndalë rrotën e historisë, për ta bërë që të eci mbrapsht vetëm pse ju doni të shkoni edhe njëherë atje, për të rimarë parajsat e së shkuarës.

Kjo tokë vërtetë nuk ka qenë aq pjellore sa të nxjerrë liderë që kapërcejnë epoka. Por kurrë nuk ka qenë aq shterpë, sa ta kërkojë kaq dëshpërimisht të ardhmen, përmes simboleve të rrënimit të së shkuarës.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR TARGAT/ Serbia e kënaqur me rezultatet e fazës së parë
Previous article TRONDITET Basha: I kërkon dorëheqjen nga Twitter i “mirënjohuri” Martin Henze

F.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT