• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Të burgosurit e Shën Kollit festë e foto nëpër rrjetet sociale, “ciklon” mbi 12 punonjës të institucionit
Home
Breaking News

Të burgosurit e Shën Kollit festë e foto nëpër rrjetet sociale, “ciklon” mbi 12 punonjës të institucionit

4 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Drejtësisë, në datën 25.12.2017 është vënë në dijeni nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), lidhur me publikimin në rrjetet sociale të një foto-je në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar brenda ambienteve të një IEVP-je me sende të ndaluara.

Nga veprimet paraprake, rezultoi se fotoja e publikuar ishte kryer në ambjentet e IEVP-së, Shën Koll Lezhë dhe është publikuar nga vetë të dënuarit.

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet SHKBB-së, pasi kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, u referuan aktet për fillimin e procedimit penal në ngarkim të 12 punonjësve të policisë së burgjeve, me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal.

Konkretisht:

A.B. Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë

E.R. Specialist i Informacionit

T.L. Përgjegjës i Shërbimit të Godinës

Gj.D. Polic i Kollonës

E.T. Polic i Sektorit

L.L. Polic i Kollonës

M.GJ. Polic i Sektorit

D.N. Polic i Kollonës

A.J. Polic i Sektorit

Gj.N. Përgjegjës i Grupit të Sigurisë

G.Rr. Polic i Grupit të Sigurisë

F.H. Polic i Grupit të Sigurisë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar ecurinë disiplinore për këta punonjës, sipas shkeljeve të konstatuara.

Ministria e Drejtësisë së bashku me strukturat ligjzbatuese është e vendosur të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata punonjës të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkelin ligjin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandali në Silicon Valley ku ka veç seks, drogë dhe biznes
Previous article KOMENT/ A po merr Top Channel, “fytyrën” e kunatit të Lulzim Bashës?

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ U aksidentua keq me motor në Fushë-Arrëz! Ndërron jetë tek spitali i Traumës i riu (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ U aksidentua keq me motor në Fushë-Arrëz! Ndërron jetë tek spitali i Traumës i riu (EMRI)

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili Aktualitet

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT