Forcat e Ajrore evakuojnë 15 persona nga Thethi dhe Shala.
Personat ishin të bllokuar nga bora prej ditësh.
Burime nga ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se evakuimi i personave u bë me ndërhyrje ajrore. Me helikopterët e ushtrisë u evakuan dy të sëmurë, po ashtu edhe 8 mësuesit nga Shkodra të cilët rezultonin të bllokuar në fshatin Shalë prej ditësh.
Personat e evakuar po dërgohen në qytetin e Shkodrës.


