• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të bekuar nga Zoti, të mallkuar nga qeveritë… e vërteta e Shqipërisë në numra!
Home
Shqipëri

Të bekuar nga Zoti, të mallkuar nga qeveritë… e vërteta e Shqipërisë në numra!

7 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pak kilometra katrorë sa do t’ia kishte zili gjithkush.
Por, më pas duket se është penduar, që i ka dhënë kaq shumë dhe i ka “dhuruar” një klasë politike, që në vite nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka gërryer pa mëshirë këto bukuri.

Shqiptaret gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend i Rajonit, madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese të tilla si Gjermania, Franca dhe Zvicra, Italia etj, por dobësitë njerëzore në menaxhimin e tyre e kanë bërë vlerën e pasurive të pashfrytëzueshme.

Banka Botërore mati pasurinë e kombeve më 2018 gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit. Madje shqiptarët kanë gëzojnë më shumë pasuri të natyrës edhe se grekët (12,546 USD) dhe turqit (12,854USD). Edhe italianët kanë me pak pasuri natyrire për frymë se shqiptarët, me vetëm 8,619 USD, dhe gjermanët gjithashtu, me vetëm 7071 USD.

Tek kapitali natyror Banka Botërore ka klasifikuar energjinë me (naftë, gaz, qymyri i fortë dhe i butë), mineralet (10 kategori), toka bujqësore (toka bujqësore dhe kullota), pyjet (druri dhe disa produkte pyjore jo të zeza), dhe zonat e mbrojtura tokësore. Aktualisht nuk janë përfshirë zonat e mbrojtura nga zonat detare.

Burimet natyre janë një mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë edhe më të varfrat. Ndërkohë që Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasurive natyrore për frymë ka të ardhurat disafish më të ulëta për banorë se vendet në fjalë.

Por gjithsesi niveli i zhvillimit ekonomik të një vendi është i lidhur fort me përbërjen e pasurisë së saj kombëtare. Kapitali natyror është komponenti më i madh i pasurisë në vendet me të ardhura të ulëta (47 për qind në 2014).

Të pasuruarit nuk ka të bëjë me likuidimin e kapitalit natyror për të ndërtuar pasuri të tjera. Rritja vjen nga përdorimi efikas i kapitalit natyror dhe investimi i të ardhurave nga burimet natyrore të kapitalit, si mineralet, në infrastrukturë dhe arsim. Ky investim pastaj rezulton në rritjen e pasurisë totale, referon me tej Banka Botërore.

Burimet e ripërtëritshme, toka bujqësore, pyjet dhe zonat e mbrojtura mund të sjellin përfitime në përjetësi nëse menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vlera monetare e aseteve të ripërtëritshme gati është dyfishuar në një dekadë, duke mbajtur konstant numrin e popullsisë.

Në kontrast me burimet e ripërtëritshme, kapitali natyror siç janë lëndët djegëse fosile dhe mineralet ofrojnë shanse të fragmentuara dhe të shtrira në një periudhe kohore.

Gati dy të tretat e vendeve që kanë mbetur të ardhura të ulëta që nga viti 1995 klasifikohen si shtete të pasura me burime natyrore, të cilat janë plot me konflikte dhe demokraci të pazhvilluar dhe nivel të ulët jetese. Kjo tregon se vetëm burimet nuk mund të garantojnë zhvillimin. Banka Botërore këshillon se nevojiten institucione të forta dhe qeverisje të mirë për të siguruar që përfitime të larta nga pasuritë natyrore./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy yjet botërore së bashku! Duken për mrekulli (Foto)
Previous article Presidenti i Luftëtarit “hap thesin”, premio për ekipin pas fitoreve me Flamurtarin dhe Kamzën

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT