• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË BASHKUAR JEMI MË TË FORTË”/ Mark Gjonaj: Zgjedhjet e 30 gushtit historike për shqiptarët në Mal të Zi, momenti që…
Home
Rajon

“TË BASHKUAR JEMI MË TË FORTË”/ Mark Gjonaj: Zgjedhjet e 30 gushtit historike për shqiptarët në Mal të Zi, momenti që…

20 August, 2020 s.autor Politikë, Rajon

Zgjedhjet e 30 Gushtit janë një moment historik për shqiptarët në Mal të Zi, që edhe pse të ndarë tashmë në dy lista, të mund të votojnë shqip që të sigurojnë një përfaqësim më gjithëpërfshirës dhe të denjë të shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi”, deklaron në një intervistë për ATSH, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut. Diaspora shqiptare në SHBA e mbledhur rreth Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, kanë këmbëngulur dhe bërë thirrje që i gjithë spektri politik shqiptar të bashkohet me qëllim unifikimin dhe përfaqësimin e përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit.

Në intervistën për ATSH, Gjonaj shprehet se edhe pse nuk u arrit që partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme, kjo nuk e ndalon angazhimin për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje.

“Së bashku me përfaqësues të Koalicionit të Organizatave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Mali i Zi, u angazhuam për një marrëveshje në mënyrë që të gjitha partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke u nisur nga suksesi dhe rezultati pozitiv i bashkimit të subjekteve në Komunën e Malësisë-Tuz vitin e kaluar, ne kishim arsye të bindshme se të bashkuar jemi më të fortë dhe jemi në pozitë të mbrojmë më mirë interesat e shqiptarëve në Mal të Zi. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por kjo nuk na ndalon në punën dhe angazhimin tonë që të vazhdojmë të punojmë për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë dhe elektoratit shqiptarë në këto zgjedhje”, deklaroi Gjonaj për ATSH.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, thekson më tej se elektorati shqiptar dhe Diaspora duhet të vlerësojnë këtë moment historik për të tashmen dhe të ardhmen, për të bashkuar të gjitha forcat dhe për të avancuar pozitën e shqiptarëve në qeverisje dhe vendimmarrje. Mark Gjonaj i konsideron historike zgjedhjet e 30 Gushtit 2020 që do të përcaktojnë edhe ekzistencën dhe vazhdimësinë shqiptare në Mal të Zi. Gjonaj thotë për ATSH se bashkimi, bashkërendimi dhe bashkëpunimi i faktorit politik shqiptar në një listë dhe platformë është rruga e vetme e avancimit të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e pafavorshme e diskriminuese politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Mal të Zi, rrezikut nga shpërnguljet dhe asimilimi-Faktori politik, elektorati shqiptar dhe Diaspora duhet të vlerësojnë këtë moment historik për të tashmen dhe të ardhmen, për të bashkuar të gjitha forcat intelektuale, akademike dhe shoqërore brenda dhe jashtë vendit për të avancuar pozitën e shqiptarëve në qeverisje dhe vendimmarrje, në frymën e respektit dhe bashkëjetesës fetare per përmirësimin e gjendjes politike, sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në këto treva; për avancimin tonë si popull autokton në këto troje, për të mbështetur listat shqiptare dhe për të votuar shqip”, deklaron Gjonaj për ATSH.
Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve, Mark Gjonaj i bën thirrje gjithë spektrit politik dhe elektoratit shqiptar që të votojnë me mençuri dhe me zemër vetëm për subjektet politike shqiptare.

“Ky është momenti që ata të përfaqësohen denjësisht andaj ju bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik, elektoratit shqiptar, Diasporës dhe vëllezërve dhe motrave tonë në atdhe, të votojnë me mençuri, të votojnë me zemër dhe të votojnë vetëm për subjektet politike shqiptar. Një thënie e vjetër thotë “Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm. Nëse do të shkosh larg, shkoni së bashku”, thekson Gjonaj për ATSH. Në intervistën për ATSH, anëtari i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, iu përgjigj interesit edhe për ndryshimet e miratuara për Kodin Zgjedhor në Shqipëri, veçanërisht sa i përket të drejtës për të votuar nga emigrantët shqiptarë. Gjonaj thotë për ATSH se Diaspora është në të vërtetë thesari më i madh jo vetëm i Shqipërisë, por i shqiptarëve në trojet tona etnike.

“E drejta e votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, ka qenë në fokus të punës të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe jemi krenar për përpjekjet dhe punën për të ardhur deri këtu dhe shpresoj që në zgjedhjet e 2021 të dëgjohet zëri i Diasporës si asnjëherë më parë. Procesi i integrimit të Diasporës fillon duke e parë Diasporën si partnere në të gjitha aspektet sepse më shumë shqiptarë jetojnë jashtë kufijve administrativë se brenda”, tha Gjonaj për ATSH.

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit me një platformë të qartë që ofron zgjedhjen më të mirë për të zgjidhur problemet e popullit shqiptar. Marrë nga ATSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA TRONDITËSE NË VELIPOJË/ Kush është 17-vjeçarja që u mbyt në det (FOTO+EMRI)
Previous article "3 BREZA..."/ Alfio Rrotani poston FOTON nga plazhi me mesazhin domethënës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT