• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
TË BARABARTË PËRPARA LIGJIT/ Kur makina e policisë gjobitet nga… kolegët
Home
Lifestyle

TË BARABARTË PËRPARA LIGJIT/ Kur makina e policisë gjobitet nga… kolegët

15 November, 2020 Delo.autor Lifestyle

Në qytetin italian të Kietit, një makinë e policisë bashkiake nga Frankavila al Mare bllokoi trafikun për një gjysmë ore, raporton gazeta italiane ”Chieti Today”.

Makina ishte parkuar jo vetëm në një pjesë ku parkimi ishte i ndaluar, por gjithashtu duke zënë një pjesë të rrugës.

Ndoshta automjeti i ndaluar do të kishte kaluar pothuajse pa u vërejtur nëse nuk do të ishte krijuar një bllokim trafiku me një kamion tjetër.

Ndodhi që, përve] makinës së policisë bashkiake, e parkuar në rrugën e ngushtë të qendrës historike, hyri edhe një kamion i madh, i cili padyshim nuk ishte në gjendje të kalonte.

Kështu, për rreth 30 minuta u bllokua çdo kalim me makina dhe kaos në të gjitha rrugët fqinje.

Shumë kalimtarë kanë vërejtur situatën, duke bërë një foto që është bërë virale në rrjetet sociale brenda pak minutash.

Kryebashkiaku në largim Umberto Di Primio zbriti personalisht nga bashkia e qytetit për të kërkuar një zgjidhje.

Në fund, si makina e policisë ashtu edhe shoferi i kamionit u gjobitën nga policia lokale.

Me pak fjalë, edhe policia e trafikut nuk u shpëton rregullave të kodit të autostradës.

“Pak më shumë civilizim do të kishte shmangur gjysmën e orës së kaosit që duhet të duronin qytetarët dhe automobilistët”, deklaroi kryebashkiaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Kavajës, Selim Veizi
Previous article KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID4, ja skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SOT MË DHEMB KOSOVA"/ Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, VIP-at shqiptarë reagojnë pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëvetë UÇK-së Gossip

"SOT MË DHEMB KOSOVA"/ Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, VIP-at shqiptarë reagojnë pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëvetë UÇK-së

NGA "GENESIS" DREJT NJË KAPITULLI TË RI/ Tayna surprizon me vendimin pas turneut veror Gossip

NGA "GENESIS" DREJT NJË KAPITULLI TË RI/ Tayna surprizon me vendimin pas turneut veror

"MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS"/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë Gossip

"MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS"/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT