Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.
Në Shkodër kanë mbërritur deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.
Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese.


