• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË ARMATOSUR DERI NË DHËMBË”/ Si grabiteshin karburantët nga GJASHTË shqiptarët
Home
Breaking News

“TË ARMATOSUR DERI NË DHËMBË”/ Si grabiteshin karburantët nga GJASHTË shqiptarët

15 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një bandë shqiptarësh, e cila ka kryer sistematikisht plaçkitje të armatosura në pikat e karburanteve, në parkingje dhe shtëpi private, është goditur nga policia greke.

Gjashtë shqiptarë kanë përfunduar në pranga pas një operacioni policor të zhvilluar në Athinë, Kesariani, Nea Ionia, Acharnes dhe Artemisa. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës midis 22 dhe 41 vjeç dhe sipas policisë greke, ata kanë kryer më shumë se 9 grabitje.

Hetimi i policisë zbuloi se të pandehurit, për gjashtë muaj, kishin formuar një organizatë kriminale që kryente grabitje të armatosura.

Si u godit banda?

Të arrestuarit vepronin në grupe prej dy deri në pesë persona, me një përbërje të ndryshme në secilin rast.

Ata i afroheshin në këmbë objektit që kishin piketuar për të grabitur,  zakonisht në orët e hershme të mëngjesit.

Nëpërmjet kërcënimit të armëve të zjarrit por edhe të pajisjeve të tjera si thika apo tasera, ata kërcënonin viktimat e tyre. Në pikat e karburantit vidhnin paratë, ndërsa tek qytetarët merrnin sendet personale, telefonat celularë, etj.

Ata arrinin të merrnin edhe makina duke përdorur çelësat që ua kishin marrë viktimave të tyre nëpërmjet kërcënimit, duke i përdorur si mjet udhëtimi për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.

Hetimet kanë zbuluar se autorët kishin marrë masa të veçanta parandaluese, duke mbuluar fytyrat e tyre me maska apo kapuç, ndërsa kartat e telefonave i kishin të regjistruara tek persona inekzistentë.

Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin shqiptarët janë gjetur disa armës si dhe mbi një kg drogë e llojit kanabis.

GADA_3_15_5_2019GADA_1_15_5_2019Përveç kësaj, një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

 

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe katër makina.Deri më tani, hetuesit kanë zbuluar se shqiptarët kanë plaçkitur 6 stacione benzine, dy automjete private në vendet e parkuara si dhe kanë grabitur një shtëpi dhe një motor.

GADA_3_15_5_2019Përveç kësaj, një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës, ndërsa po vazhdojnë hetimet për përfshirje në krime të tjera. /Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEREZ HEQ DORË NGA YJET E MËDHENJ/ Real Madrid do të transferojë 21-vjeçarin e talentuar...
Previous article "ËSHTË SHUMË EMOCIONUESE"/ Ilda Bejleri perlotet live në emision (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT