• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË ARDHUR NGA KRIMI/ Noteres i sekuestrohet 3 milionë euro pasuri, edhe vila te ‘Rolling Hills’
Home
Breaking News

TË ARDHUR NGA KRIMI/ Noteres i sekuestrohet 3 milionë euro pasuri, edhe vila te ‘Rolling Hills’

29 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vilë 2 katëshe në një prej zonave më luksoze dhe të lakmuara të Tiranës, “Rolling Hills”, në pronësi të noteres 35-vjeçare, Sanja Telhallari, është në mesin 18 pasurive me vlerë 3 milionë euro, të sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se rrjedhin nga aktivitetet kriminale. E vendosur mes vilave të tjera, kjo pronë bie në sy për luksin, e pajisur me pishinë dhe facilitete të tjera rreth e përqark.

Përveç saj, përmes operacionit “Nënshkrimi” u sekuestruan edhe 12 prona të tjera të paluajtshme, kryesisht apartamente dhe biznese në Tiranë, si dhe 5 llogari në banka të nivelit të dytë. Burimet i thanë Report Tv se vetëm para nëpër banka, noteres së luksit iu gjetën dhe sekuestruan të paktën 200 mijë euro, po ashtu të ardhura krimi.
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Tiranës nisi hetim për Telhallarin pas një ngjarje të ndodhur në zonën e Astirit më 15 gusht 2023, në tentativën për vjedhjen e makinës së saj të luksit, “Mercedes Benz G Class”, teksa ajo ishte në një kafe. Nga aty nisën dyshimet që Telhallari nuk mund të justifikonte pasuritë marramendëse që kishte në pronësi.

Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”. Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare”, njoftoi Policia e Tiranës.

Nga hetimi në vijim rezultoi se gjatë 11 viteve të fundit, nga 2013-a deri në 2024-ën, Sanja Telhallari, ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e këtyre pasurive të paluajtshme, apartamente, dyqane, vende parkimi dhe vilën në kompleksin “Rolling Hills”.

Investimet e saj vijuan në makina të shtrenjta, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat ekonomike prej punës si noterë. Verifikimi çoi në mospërputhje të dukshme mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Prokuroria dyshon se një pjesë e parave të përdorura për e pasurive të saj, sot të sekuestruara, janë të ardhura të paligjshme të ish-bashkëshortit, Klodian Porja, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 21 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

“Nga verifikimet, u konstatua një mospërputhje e dukshme midis të ardhurave të ligjshme të deklaruara dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.P., i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim”, tha Prokuroria.

Autoritetet dyshojnë se në pronësi të Sanja Telhallarit janë edhe disa prona të tjera në jug të vendit, me kontratë pronësi dhe jo certifikatë në emër të saj, të cilat po verifikohen dhe në vijim mund të ketë vendim sekuestro. Prokuroria thotë se sekuestrimi i këtyre pasurive bëhet me qëllim ruajtjen e tyre hetimit dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për të fshehur origjinën e paligjshme.

Telhallari, e cila rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin vite me parë, duke e bërë nga Sonja në Sanja, shpesh shihej në rrjet duke reklamuar gjërat e saj luksoze.  Disa muaj më parë, Sanja Telhallarit i është grabitur vila e saj në “Rolling Hills” nga persona ende të paidentifikuar. Burime pranë policisë konfirmojnë se noterja milionere ka bërë denoncim, ku ka pretenduar se i janë marrë të paktën 3 çanta me sende me vlerë dhe para, por pa dhënë detaje të plota të shumave. Mediat kohë më vonë shkruani se autorët e grabitjes dyshohet të kenë pasur dijeni të plotë për sendet me vlerë, dhe besohet se i janë marrë të paktën 500 mijë euro, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.

Të gjitha pasuritë dyshohet se janë blerë me para të gjeneruara nga aktiviteti i paligjshëm i familjes Telhallari, përfshirë paratë me fajde, lojërat e fatit dhe transaksionet e dyshimta.

Së fundmi, më 29 prill të këtij viti, babai dhe vëllai i saj, Arjan dhe Lorenc Telhallari, u bënë pjesë e një sherri ku u përdorën armët pranë zyrës elektorale të PSD-së në “Ali Dem”, pas një konflikti për kontrollin e llotove. Për këtë ngjarje, gjykata liroi Lorenc Telhallarin, 24 vjeç, duke konsideruar se nuk kreu vepër penale, ndërsa i ati Arjani u la në “arrest shtëpie” për kanosje dhe armë pa leje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN T'I VJEDHIN "G CLASS-in"/ Si nisën hetimet për noteren që iu sekuestrua 3 milionë euro pasuri
Previous article MISTERI I VRASJES SË ITALIANIT/ U qëllua me një plumb në këmbë, jo me çifte! Gruaja e tij ortake me Braçët...

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT