• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË AKUZUARIT E KOSOVËS/ Gjykata Speciale kërkon garanci nga Policia, ajo hesht
Home
Rajon

TË AKUZUARIT E KOSOVËS/ Gjykata Speciale kërkon garanci nga Policia, ajo hesht

21 October, 2021 s.autor Rajon

Policia e Kosovës ende nuk i ka kthyer përgjigje Gjykatës Speciale mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë arrest shtëpiak, ndonëse kjo gjykatë prej më shumë se një jave i ka dorëzuar kërkesën.

Drejtori Samedin Mehmeti duhet të sqarojë kapacitetet e policisë për të garantuar në rast se për ndonjë nga të akuzuarit, vendoset masë e arrestit shtëpiak. Përkundër që vendimi është përkthyer më 13 tetor, Policia ende nuk i ka kthyer përgjigje gjyqtarit Nicolas Giju.

Kjo konfirmohet për RTK-në nga Gjykata Speciale.

“Policisë së Kosovës i janë dhënë dy javë kohë nga njoftimi i përkthimit në shqip të Urdhrit për t’iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake. Të gjitha dosjet publike janë në dispozicion në faqen e internetit të Gjykatës Speciale. Çdo subjekt apo person në Kosovë duhet të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara dhe të pajtohet pa vonesë me çdo kërkesë”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Edhe pas 8 ditësh, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur në interesimin e RTK-së rreth kësaj çështje. Shkurtimisht, kanë kërkuar që televizioni t’i referohet deklaratës së drejtorit Samedin Mehmeti, dhënë javë më parë në Komisionin Parlamentar për Siguri. Por aty, ai ka refuzuar të përgjigjet qartë.

“Ne kemi pasur kërkesë nga avokatët, dhe jemi përgjigjur se kemi kapacitete për secilin vendim. Për Dhomat e Specializuara iu lus të na kurseni neve, dhe ta pyetni Gjykatën”, kishte thënë Mehmeti në mbledhjen e 12 tetorit.

Për avokatët në Kosovë, Policia është e obliguar të japë sqarime për gjykatësin e Speciales.

“Në Ligjin për Gjykatën Speciale parashihet se të gjitha institucionet në Kosovë, përfshirë edhe Policinë, janë të obligueshme t’i përgjigjen Gjykatës Speciale apo Dhomave të Specializuara”, thotë avokati Skënder Musa.

Madje, nëse nuk ka përgjigje nga Policia, atëherë mund të merren edhe masa tjera.

“Unë besoj që Policia brenda afatit ligjor do të përgjigjet, përndryshe mund ta përsërit urdhërin, por mund të ketë edhe pasoja tjera ligjore për personat zyrtar që nuk i zbatojnë urdhërat e Gjykatave”, shprehet tutje Musa.

Urdhrin për të kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës, gjyqtari e ka marrë nga një vendim i Gjykatës së Apelit në Hagë.

Policia duhet të ofrojë përgjigje konkrete rreth masave që mund t’i zbatojnë për lirim me kusht, monitorim të komunikimeve dhe administrim të arrestit shtëpiak për të akuzuarit nga Gjykata Speciale./RTK

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARKO I THOTË "THATUQE"/ Mikela çohet në mes të studios dhe i tregon... (VIDEO)
Previous article SHPËRTHEN NË FESTË STADIUMI "ASPMYRA"/ Bodo Glimt realizon dy gola në 20 minuta ndaj Romës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT