• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TATIMET ZBARDHIN “SEKRETET”/ Ja metodat për hetimin e pagave reale te privatët
Home
Ekonomi

TATIMET ZBARDHIN “SEKRETET”/ Ja metodat për hetimin e pagave reale te privatët

30 October, 2019 k.autor Ekonomi

Administrata Tatimore është përqendruar kohët e fundit në një aksion që synon evidentimin e pagave reale në sektorin privat. Janë targetuar kryesisht profesionet e lira të cilave tatimet u kanë çuar njoftime ku kërkojnë që të rrisin vetdeklarimin e pagave.

tatimet-leke-deklarim

Në një prononcim për Monitor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohoi se, identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

Tatimet pohuan se për të zbuluar pagat reale po përdoren metodikat e ndjekura që i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vetdeklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

Më poshtë jepen përgjigjet e tatimeve:

Mbi cfarë bazë ligjore dhe informacioni po i  dërgoni mesazhet tek bizneset dhe individët për kontrollin e pagave?

-Komunikimi me tatimpaguesit është element thelbësor në kryerjen e funksioneve nga AT që vjen në zbatim te ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vëtëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

-Si do të arrini të verifikoni nëse individi nuk e merr realisht pagën që deklaron dhe çfarë veprimesh do të ndiqni pas këtij konstatimi.

-Synimi i administrates tatimore është të nxisë ndërgjegjësimin dhe vet deklarimin korrekt. Për të verifikuar pagën reale, instrumentet në dispozicion janë të shumta. Duke përdorur këto instrumente, përfshire hetimin e thelluar tatimor, do të arrihet të vërtetohet deklarimi i rremë. Më tej ligji përcakton qartë procedurat që ndiqen: kryerjen e vlerësimeve të reja tatimore, gjobat përkatëse dhe më tej deri në kallëzimet penale kur kemi te bëjmë me evazion tatimor.

-Si e masni pagën mesatare të tregut për kategori të ndryshme?

-Metodikat e ndjekura në këtë drejtim i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vet deklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

-A keni ndonjë vlerësim se sa është numri i individëve që nuk deklarojnë pagat reale dhe për cilat kategori është kjo me e dukshme?

-Detyrimin për deklarimin real të pagave dmth llogaritjen mbajtjen dhe derdhjen për buxhetin e shtetit ë mbartin punëdhënësit.

Pas përqendrimit, fillimisht në eliminimin e punonjësve të padeklaruar, tashmë fokusi kryesor për administratën tatimore ndër të tjera është edhe mosdeklarimi real i pagave, fenomen i vlerësuar me nivel të lartë mospërmbushjeje. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE ËSHTË NERVOZUAR ROZANA RADI? Këngëtarja nuk përmbahet me fjalorin: Duhet të kesh b*thë për të...
Previous article "DO DOJA TË MOS ISHA ATY"/ Cilët ishin dy kushërinjtë që humbën jetën në aksidentin në Lushnje (EMRAT+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT