Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari deklaroi se task forca për të luftuar krimin që do të ngrihet nga qeveria është një shoë e kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet që sipas tij kanë përfshirë qeverinë.
Në studion e lajmeve të Ora News, Brahimllari tha se LSI është e gatshme të përdorë të gjitha normat demokratike për të rrëzuar kryeministrin Rama.
– Brahimllari: Sa i takon LSI, ne vijmë sot pas konventës dhe dua ta sqaroj që konventa përbëhet nga një numër delegatësh nga e gjithë Shqipëria dhe ata që ishin pjesëtarë në atë konventë janë vetëm ekipet tona drejtuese. Nuk është çështja tek protesta, tek bashkimi me PD. Ne jemi të gatshëm të përdorim çfardolloj norme demokratike e cila ka të bëjë me largimin e njëherë e përgjithmonë e këtij kryeministri që është i kapur nga krimi i organizuar dhe nuk ka guximin për ta lexuar. Edhe shou i sotmë për krijimin e një task force është shou i cili ai kërkon të gjejë argumenta për të devijuar çështjen nga skandalet që po i dalin përdit. Kërkon të inskenojë probleme në këtë vend me qëllim që ai të devijojë cështjen. Nuk e kuptojmë se kundër kujt do ngrihet një task forcë kur ai person i cili drejton task forcën është i kapur nga krimi i organizuar.
Brahimllari paralajmëroi se në ditët në vijim të tjera skandale do të dalin.
– Brahimllari: Ne jemi përditë komunikim, jemi përditë në denoncim të akteve që ndodhin nga kjo keqqeverisje. Të jemi i sinqertë me ju çdo ditë këtu ka skandale, çdo ditë do dalin skandale dhe në ditët në vazhdim do dalin skandale, sepse zullumet e kësaj mazhoranca janë aq të mëdha se nuk ke nevojë të kërkosh për fakte, por këto ti sjellin vetë faktet.
Bashkëpunim me PD
Jemi në komunikim me PD, jemi në rakordim të plotë me të sa i takon pr/ligjeve që kalojnë në Parlament. Sa i takon rakordimeve të grupeve parlamentare edhe për aksionin e përbashkët opozitar, por ky front i përbashkët nuk kufizohet mes PD dhe LSI, këtu bëjnë pjesë edhe aleatë të tjerë të djathtë dhe të majtë, por edhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile. Ajo çka ne përballemi për ditë nuk ka të bëjë thjesht me një parti politike por ka të bëjë me një shoqëri. Lufta kundër krimit dhe trafikut të narkotikëve është një luftë e cila duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe duhet të përfshijë një masë më të gjerë sesa partitë politike.
LSI pro lënies së imunitetit për zyrtarët e lartë
Një ndër pikat kryesore të rezulutës kishte të bënte lënien e imuniteteve për cdo zyrtar, pra LSI është pro lënies së imunitetit për çdo zyrtar që nesër mos krijohen probleme sic u krujuan 2-3 javë më parë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm ku një person i cili ka lidhje me krimin e organizuar me trafikun e lëndëve narkotike të këtë imunitet dhe të mbrohet nga parlamenti.
Jemi duke punuar për këtë draft dhe besoj në ditët në vazhdim do e kemi. Ajo cka është shumë e rëndësishme në këtë situatë ku po kalon vendi është që kjo cështje mos jetë më cështje politike. Pra keqqeverisja, lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj transportit të lëndeve narkotike të mos shikohen më si cështje politike, por merr një aspekt më të gjerë shoqëror, ku qytetarët do jenë në krye të këtij aksioni.
Mos kemi një kryeministër që del dhe bën shou për luftën kundër lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe nga ana tjetër është i lidhur me krimin e organizuar.
Ne nuk mund të rrimë peng i kësaj qeveri dhe këtij kryeministri që është i lidhur totalisht me oligarkinë dhe të gjithë vizionin e saj qeverisës e ka të fokusuar tek oligarkia.
Ora NewsTV