• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Ja data se kur do të lançohet “PlayStation 5”
Home
Teknologji

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Ja data se kur do të lançohet “PlayStation 5”

9 October, 2019 Delo.autor Teknologji

PS5 do të lançohet në fundin e 2020s krahas rivales së saj, “Xbox” Project Scarlett. Kjo është konfirmuar nga PlayStation, duke njoftuar zyrtarisht se konsola do të quhet “PlayStation 5”.⁠
⁠
“Emri i hardware-it të gjeneratës së ardhshme do të jetë “PlayStation 5″ dhe lançimi është planifikuar për nga fundi i 2020s,” tha Presidenti dhe CEO i Sony Interactive Entertainment, Jim Ryan, në një postim në PlayStation Blog.⁠
⁠
Sony gjithashtu duket se ka në plan të modifikojë controller-in e PS5. Një nga pikat kyçe për Sony, vijoi Ryan, ka qenë që të “rimodelohej” DualShock. Ai citon dy metoda të ndryshme: e para është përmes përmirësimit në teknologjinë haptic për të zëvendësuar dridhjen që është në DualShock 4 dhe e dyta është shtimi i adaptive triggers.⁠
⁠
“Me haptics, gjërat ndjehen më ndryshe. Pra përplasja pas murit në një garë me makina do të jetë shumë më ndryshe nga përplasja në një lojë futbolli. Mund të marrësh edhe një sens tekturash në të vrapuarin në bar ose në baltë.”⁠
⁠
Ryan shton se zhvilluesit do të mund të programojnë rezistencën e L2 dhe R2 triggers, në kombinim me teknologjinë haptic që do të vendoset në pjesën tjetër të controllerit. Sony beson se kjo do i lejojë zhvilluesit tu japin lojtarëve aksione më realistike se më parë.⁠
⁠
“Zhvilluesit mund ta manipulojnë rezistencën e triggers, që ju të mund të ndjeni në maksimum ndjesitë nga çdo aktivitet që po kryeni. Kjo do të sjellë një eksperiencë shumë më të mirë në çdo veprim që ju do të bëni në lojë. Krijuesit e lojërave kanë filluar të marrin modele fillestare të këtij controller-i dhe mezi po presim të shohim se ku do i çojë imagjinata.” Shprehet Ryan.⁠
⁠
Ryan në fund shtoi se Ghost of Tsushima do të lançohet për PS4, pavarësisht hamendësimeve që do të ishte një lojë për gjeneratën e ardhshme, duke e çuar automatikisht datën e saj të lançimit në një nga 15 muajt e ardhshëm. Burimi GAMEON

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLUCION TEK GJERMANIA DHE ARGJENTINA/ Ja 2 futbollistët e mbijetuar nga finalja e 2014-ës...
Previous article "SCHENGENI BALLKANIK"/ Rama mbërrin në Serbi, takime me Vuçiç dhe Zaev

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA MEKSIKANE GODET "META-n"/ 567 milionë dollarë gjobë për rrezikimin e fëmijëve Teknologji

GJYKATA MEKSIKANE GODET "META-n"/ 567 milionë dollarë gjobë për rrezikimin e fëmijëve

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT