• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TARIFAT VARIOJNË NGA 100 EURO”/ Rrëfimi i eskortës shqiptare: Pasi punova dy vjet bëra disa ndërhyrje dhe rrita…
Home
Aktualitet
Kronikë

“TARIFAT VARIOJNË NGA 100 EURO”/ Rrëfimi i eskortës shqiptare: Pasi punova dy vjet bëra disa ndërhyrje dhe rrita…

5 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania sjell rrëfimin e një eskorte shqiptare, 28 vjeçare.

“Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim,” – rrëfen eskorta që do të mbetet anonime.

Vajza rrëfen se ka zgjedhur këtë “profesion” pasi ka parë se sa mirë jetonin shoqet e saj me paratë që merrnin duke “punuar” si të tilla.

“Shoqja ime e bënte një gjë të tillë, ashtu sikurse edhe një pjesë e mirë e shoqërisë, dhe kjo qe një tjetër shtysë që të bëhesha edhe unë si ato, me idenë që të jem edhe në të njëjtin nivel ekonomik. Klientët e parë m’i gjeti shoqja ime,” – tregon vajza.

Nëpërmjet klientëve, vajza zgjeroi dhe numrin e kontakteve. Në fillim me shqiptarë dhe më vonë me të huaj. Ka raste kur klientët iu dërgojnë vajzave eskortë makina luksi për t’i marrë e për t’i çuar në destinacione.

“Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme dhe ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur. Unë disa herë përdor makinën time, dhe më pas iu kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose lëviz me taksi,” – rrëfen vajza.

Me kalimin e viteve taksistët u kthyen edhe në ndërmjetës mes vajzave dhe personave që kërkojnë këto shërbime. Kjo ndodh sidomos për të huajt, të cilët vijnë për disa ditë qëndrimi në vendin tonë, por kontaktet e tyre mund ti gjesh edhe në recepsione hotelesh.

“Klientët janë nga më të ndryshmit. Kulmi i punës sonë është kur vijnë biznesmenë të huaj që kërkojnë shoqëruese, meqenëse janë larg familjes dhe jetës së tyre,” – tregon eskorta.

Por sigurisht që eskortat kanë një pagesë më të lartë se vajzat që prostituojnë në rrugë.

“Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro. Pasi punova dy vjet, në vitin 2016 fillova të bëja edhe disa investime dhe ndërhyrje tek vetja. Bëra ndërhyrje në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit dhe rrita edhe çmimin, pasi kisha standarde më të larta,” – shprehet vajza eskortë.

Me bërjen e ndërhyrjeve kirurgjikale çmimi vijonte të rritej. Këtë logjikë e përdorin të gjitha vajzat që ushtrojnë këtë “profesion”.

“Kështu tarifa shkoi 200 euro për dy orë shërbim seksi. Ndërsa për ata që duan shoqërim apo ekspozim, tarifa, brenda vendit tonë, të paktën flas për veten time, është 500 euro. Por po kaq e kanë edhe vajzat e tjera,” – rrëfen vajza.

Çdo ndërhyrje në trup, përkthehet në rritje pazari për ata që duan shërbimin.

Por “gjahu” më i mirë për këto vajza janë të huajt, sidomos ata që jetojnë jashtë. Personazhi ynë eskortë, ka arritur të gjejë lidhjet e duhura për të hyrë në tregun italian dhe atë turk.

“Në shërbimet me të huajt, ata janë më të sjellshëm. Kryesisht janë italianë klientët e mi, biznesmenë që vijnë për të investuar në Shqipëri. Ndërkohë, më ka ndodhur që klientë të më kenë kërkuar për të udhëtuar jashtë me ta. Unë kam qenë kryesisht në Turqi, ku kam bërë shopping nëpër qendra tregtare, i cili ishte plus tarifës që do të merrja që shkoi afro 15 mijë euro për një javë shoqërim,” – tregon ajo.

Vajza punon e pavarur dhe i gjen klientët vetë, kjo ka bërë që të ketë pasur dhe klientë që kanë abuzuar me të.

“Ka pasur raste që edhe më kanë mashtruar. Një rast për shembull, më ka ndodhur me një klient 23 vjeçar, i cili u deh dhe abuzoi me mua. Ka pasur edhe një rast që një klienti më ka gjuajtur me telefon kokës,” – rrëfen vajza.

Ka pasur raste që klientë të ndryshëm kanë pasur kërkesa të ndryshme dhe në një nga këto kërkesa është marrëdhënia në grup.

“Ne punojmë ndonjëherë edhe në grup. Pra në një darkë duhen disa vajza dhe unë marrë katër vajza që i njoh. I pyes vajzat sa para duan secila, 400-500 euro, këtë shumë ia them klientit, i cili nëse bie dakord ka aq vajza sa dëshiron,” – thotë eskorta.

Në fund të rrëfimit personazhi ynë tregon se kjo mënyrë jetese është një filozofi jete për të.

“Këtu në Shqipëri nuk mund të jetosh siç duhet, ndryshe,” – mbyll rrëfimin për Unpublished eskorta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE KOKAINË/ Vihet në pranga 24-vjeçari në Durrës! Iu gjetën fishekë...
Previous article ZHDUKJA E BIZNESMENIT PECORELLI/ Hetimet italiane zbulojnë 3 elementë: Pse po vonon mostrat e ADN-së

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT