• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TARIFAT PËRMBARIMORE/ Rriten sërish, Gjykata e Apelit pezullon aktin normativ që i kishte ulur ato
Home
Ekonomi
Portret

TARIFAT PËRMBARIMORE/ Rriten sërish, Gjykata e Apelit pezullon aktin normativ që i kishte ulur ato

30 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e aktit normativ të Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, i cili në gusht të këtij viti kishte ulur me 3.5 herë tarifat përmbarimore fikse.

Vendimi është marrë në 26 shtator, pas ankesës së Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Kjo e fundit kishte paditur Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Avokaturën e Shtetit lidhur me “Udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrise së Financave nr.30, date 30.8.2018 “Për disa ndryshime në udhëzimin e përbashket nr.385/7, datë 28.6.2017 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor giyqësor privat”.

Ky udhëzim, produkt i veprimtarisë administrative të dy ministrave të Drejtësisë dhe Financave dhe Ekonomisë, në raport me udhezimin e mëparshëm të para një viti ka ulur mesatarisht gati 3.5 herë vlerën e tarifave fikse.

Dhoma e Përmbaruesve ka kërkuar rrëzimin e këtij akti administrativ dhe marrjen e masës së sigurimit të padise për shkak se e konsideron atë antikushtetues dhe më dëme serioze për ushtrimin e profesionit të përmbaruesit. Dhoma  thotë se ulja drastike mesatarisht prej 3.5 herë në raport me udhëzimin e miratuar vetëm 1 vit më parë, nuk shoqërohet dhe nuk përcillet me asnjë analizë financiare. Dhoma pretendon se ka mungesë të arsyeve, të cilat kanë sjellë miratimin e një udhëzimi të ri.

Nga ana e saj, Ministria e Financave dhe e Drejtësisë pohojnë se “në optikën tonë nuk ka një dëm të rënde dhe evident të ardhur paditësit nga ky akt administrativ, i cili për nga pikëpamja formale por edhe thelbësore është i mbështetur në ligj dhe vjen në interes të publikut”. Ndryshimi i tarifave ligjore, sipas ministrive është variabël i kushteve ekonomike dhe ligjore. “Pra në këtë këndvështrim, ashtu si me Udhezimin Nr. 38517 , datë 28-6.2017 u rritën taifat përmbarimore me përafërsisht 2-2.5 herë ashtu edhe mund të ulen këto tarifa, dhe që të kemi një dëm të rëndë duhet argumentuar se kush është  veprimi i paligjshem që e passjell këtë pasojë, që gjë nuk është e argumentuar nga paditësi”, thuhet në argumentin e Ministrive, duke pohuar se pezullimi i tij do të sillte cenim të interesit publik, pasi “nëse ky udhëzim do to pezullohej atëhere publiku do të vazhdonte të paguante tarifa të larta përmbarimore duke sjellë kështu një dëmtim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre, vështirësi të mëdha ekonomike. Një argument tjetër që vlen të përmendet është se pezullimi i këtij udhëzimi do të sillte diferencë të konsiderueshme ndërmjet tarifave të aplikuara nga shërbimi përmbarimor shtetëror dhe tarifave të aplikuara nga shërbimi përmbarimor privat, duke sjellë në këtë mënyrë deformim të tregut, ndërkohë që kuadri ligior dhe procedurial i veprimeve përmbarimore është i njëjtë dhe kjo në vetvete sjell cenim të interesit publik”.

Pas argumenteve të palëve, Gjykata Administrative e Apelit pohon se ulja e vlerave tarifore do të ulte të ardhurat e përmbaruesve, duke i çuar ata në faliment si dhe do ndikonte negativisht arkëtimet e taksave në buxhet.

Si rrjedhojë Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e përmbaruesve, duke pezulluar aktin normativ të ministrisë së Financave dhe Drejtësisë deri në përfundim në themel të gjykimit të kësaj çështjeje.

Prej një viti, tarifat përmbarimore janë bërë mollë sherri mes përmbaruesve, Ministrisë dhe bankave.  Në qershor të vitit të kaluar, qeveria teknike e asaj (ministri i financave dhe drejtësisë) kohe rriti me 33 – 117%, vendim që u kundërshtua nga bankat private dhe FMN. http://www.monitor.al/tarifat-e-reja-te-permbarimit-rendohen-faturat-per-borxhlinjte-e-keqij/

Ndërsa në fund të gushtit,  ministrat aktualë të drejtësisë dhe financave ulën sërish tarifat përmbarimore me 3-3.5 herë, përmes një akti normative, që tashmë u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DHUNUA disa muaj më parë, arbitri kthehet të gjykojë derbin E NXEHTË
Previous article "DHUNOI NXËNËSIN, MË PAS DHE PRINDIN"/ Kapet drejtori i shkollës, do të qëndrojë në...

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT