• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT E VENDOSURA NGA DONALD TRUMP/ BE: Asnjëra palë nuk fiton nga një luftë tregtare transatlantike
Home
Nderkombetare

TARIFAT E VENDOSURA NGA DONALD TRUMP/ BE: Asnjëra palë nuk fiton nga një luftë tregtare transatlantike

3 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot (të hënën) në Bruksel për bisedime jozyrtare të përqendruara kryesisht në lidhjet mes bllokut dhe Shteteve të Bashkuara, shpenzimet ushtarake dhe rritjen e industrisë së mbrojtjes të Evropës. Një pjesë e vëmendjes iu kushtua deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj bllokut. Udhëheqësit e vendeve anëtare dhe zyrtarë të lartë të bllokut thanë se nuk do të kishte fitues në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas theksoi se tarifat amerikane do të ndikonin në vendet e punës dhe çmimet, duke shtuar se Kina do të ishte e vetmja që do të përfitonte nga një situatë e tillë.

“Ne jemi shumë të ndërlidhur. Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo, duke folur para një takimi joformal të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Presidenti Trump ka paralajmëruar 27 vendet e Bashkimit Evropian se janë në radhë pas vendimit të tij për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.

“Absolutisht (do të vendosë tarifa). Bashkimi Evropian na ka trajtuar shumë keq”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të dielën.

Deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Evropën të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, tha Presidenti francez Emmanuel Macron përpara takimit në Bruksel.

“Nëse Evropa sulmohet mbi interesa komerciale, ajo duhet të ndërmarrë masa që të respektohet sërish dhe të veprojë”, tha Presidenti Macron.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, foli me një ton më të kujdesshëm, duke u kërkuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të punojnë së bashku.

“Si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Evropa përfitojnë nga shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve. Nëse politika doganore do ta vështirësonte këtë, do të ishte keq për të dyja”, tha Kancelari Scholz.

Megjithatë ai shtoi se blloku është një zonë e fortë ekonomike dhe “mund të reagojë ndaj politikave doganore me politikave doganore”.

Takimi joformal i nivelit të lartë në Bruksel ku po marrin pjesë edhe Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte përqëndrohet kryesisht në çështjen e mbrojtjes, por përfshin edhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.

BE-ja ka eksportuar vazhdimisht më shumë mallra në Shtetet e Bashkuara sesa ka importuar dhe deficiti tregtar i mallrave në vitin 2023, ishte 155.8 miliardë euro, sipas të dhënave të Eurostatit.

Megjithatë, në shërbime, SHBA-ja kishte një tepricë të eksporteve mbi importet me Bashkimin Evropian prej 104 miliardë eurosh në vitin 2023./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJATË DEBATIT, GERTA I HODHI BIRRË NË FYTYRË/ Gjesti lë shtëpinë për kujdes mjekësor (VIDEO)
Previous article PEZULLOHEN ZYRTARËT E LARTË TË USAID-IT/ Nuk lejuan Departamentin e Efikasitetit të hynte në seli, Musk: Është një organizatë kriminale!

s.autor

Postime të ngjashme

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT