• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT E TRUMP NUK KURSEJNË AS GREQINË/ Më të prekur ullinjtë dhe produktet bujqësore
Home
Rajon

TARIFAT E TRUMP NUK KURSEJNË AS GREQINË/ Më të prekur ullinjtë dhe produktet bujqësore

7 April, 2025 s.autor Rajon

Tarifat e vendosura nga Donald Trump kanë shkaktuar shqetësime në Greqi, veçanërisht për sektorin e bujqësisë. Edhe pse ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë greke pritet të jetë i vogël në afat të shkurtër, ekspertët parashikojnë një ulje prej 0.5% të PBB-së, që do të përkthehej në rreth 1.1 miliardë euro humbje.

Presidenti i Shoqatës Panhelenike të Eksportuesve, Alkiviadis Kalampokis, paralajmëroi se tarifa prej 20% e vendosur nga SHBA ndaj vendeve të BE-së do të ndikohet negativisht eksportet bujqësore greke, të cilat përbëjnë 32% të totalit të eksporteve. Produktet më të prekura janë ullinjtë, me një vlerë eksporti prej 214 milionë euro, pasi SHBA është tregu kryesor për ullinjtë grekë. Produktet e tjera të prekura janë mjalti, pjeshka, vera dhe produktet e qumështit.

Greqia do të përballet jo vetëm me ndikimin e drejtpërdrejtë të tarifave, por edhe me efektet indirekte që do të sjellin ato për vendet e tjera të BE-së. Kryeministri Mitsotakis ka theksuar në një mbledhje urgjente të qeverisë se Greqia është e gatshme të përballet me këto sfida dhe ka kërkuar një reagim të unifikuar të BE-së. Ai ka kritikuar tarifat për produkte si vaji, ullinjtë dhe djathi feta, duke thënë se nuk ka logjikë në vendosjen e tyre, pasi këto produkte nuk prodhohen në SHBA.

Në një tjetër zhvillim, bursa e Athinës ka pësuar rënie për të tretën ditë radhazi, me humbje totale prej më shumë se 7 miliardë euro, ndërsa Indeksi i Përgjithshëm ndodhet nën mesataren e tij lëvizëse 200-ditore. Kryeministri ka theksuar nevojën që ekonomia greke të diversifikojë tregjet e saj dhe të ruajë stabilitetin fiskal në këtë periudhë të pasigurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIK-TOK SËRISH NËN AKUZË/ Platforma përfiton ekonomikisht nga transmetimet “live” të fëmijëve që lypin
Previous article CHAMPIONS/ Mesfushori i Bayernit sfidon Interin: Nuk ka justifikime, luajmë për ndeshje të tilla

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT