• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TARIFA ZERO PËR MJETET ELEKTRIKE/ Risia e DPSHTRR në mbrojtje të mjedisit
Home
Ekskluzive

TARIFA ZERO PËR MJETET ELEKTRIKE/ Risia e DPSHTRR në mbrojtje të mjedisit

15 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Ekskluzive

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell një tjetër risi e cila pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe cilësinë e ajrit. DPSHTRR njofton se ka vendosur të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike dhe plug-in.

Janë disa tarifa të cilat do të bëhen zero për këto kategori makinash duke nisur me kontrollin fizik, lejen e qarkullimit kombëtare, targat standard, si dhe certifikatë pronësie, të cilat në total arrijnë në 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN por që tashmë kjo shifër do të mbulohet nga DPSHTRR .

Kjo nisëm, e rëndësishme sa i takon mjedisit bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 412, dt. 19.06.2019 “Për Planin Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit”, i cili adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qendrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari. Nga DPSHTRR njoftohet gjithashtu se po përgatiten për miratim në Këshillin Drejtues të DPSHTRR dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë edhe nisma të tjera GREEN, krahas propozimeve në kuadër të ndryshimeve në ligjin për taksat për mjetet rrugore.

Zerimi i tarifave për mjetet elektrike është në vijim të një sërë reformave të ndërmarra në sektorin e Shërbimeve të Transportit Rrugor gjatë muajve të fundit, siç është ajo për realizimin e ndryshimit të pronësisë së mjeteve pranë sporteleve të DPSHTRR pa qenë nevoja për të shkuar më tek noteri, por edhe risia e cila bëri të mundur evitimin e radhëve të gjata nëpër sportele përmes rezervimeve on-line.

Gjithashtu, krahas rritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit janë ndërmarrë edhe investime për përmirësimin e infrastrukturës me qëllim ofrimin e kushteve më të mira dhe komode si për punonjësit ashtu edhe qytetarët të cilët paraqiten pranë sporteleve të për të marrë shërbimet që ofrohen.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''FIKSIMI'' i Ermal Mamaqit me Irgen Celën/ Moderatori poston foton që do t'ju shkrijë së qeshuri: Nuk është e lehtë të mbash...
Previous article VRASJA NË KAVAJË/ Polici kishte armën e shërbimit, flet drejtori i Burgjeve: Disa punonjës u sjellin të burgosurve…

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT