• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAP instalon në Fier Stacionin e Kompresorëve të gazit, Rama: 250 të punësuar deri në fund të 2018
Home
Shqipëri

TAP instalon në Fier Stacionin e Kompresorëve të gazit, Rama: 250 të punësuar deri në fund të 2018

8 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Stacioni i Kompresorëve të gazit, në Fier është një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TransAdriatik, që siguron zhvillim ekonomik, punësim dhe ardhmëri. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, Rama theksoi se “ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, pritet të arrijë në më shumë se 250 punonjës gjatë këtij viti”.

Ndërkohë sipas, tij, “janë mbi 100 vende të tjera pune të gjeneruara për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin, vende pune të domosdoshme për ecurinë e projektit”.

“Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase, janë vende të reja pune që janë plotësuar nga punonjës vendas. Kjo sjell ndikim ekonomik, por edhe rritje të kapaciteteve profesionale dhe teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture të jashtëzakonshme, ku kompanitë përfitojnë një vlerë të shtuar nga kjo pikëpamje”, tha Rama.

Fakte dhe Shifra Kryesore/Stacioni i Kompresorit i TAP në Fier

Sipërfaqja e Stacionit të Kompresorit në Fier: 162,970 m2. (afërsisht sa 25 fusha futbolli)

Siguria
Deri në fund të Prillit 2018, ekipet e punës për ndërtimin e Stacionit (JV Renco-Terna, si dhe nënkontraktorët shqiptarë) treguan një performancë të shkëlqyer përsa i përket sigurisë:

* Totali i orëve të punës = 1,032,883

* Rastet totale të ndihmës së parë (FAC) = 3 (dy pickime bletësh/ 1 gërvishtje në parakrah)

* Totali i Lëndimeve të Regjistruara (LTI, MTPT, KRU) = 0

Kapaciteti i Stacionit të Kompresorit pas përfundimit
* Për fazën fillestare (2020), kapaciteti i sistemit do të furnizojë rreth 10 bcm/v (miliardë metra kub në vit) gaz natyror, i barabartë me konsumin e energjisë të afërsisht shtatë milionë familjeve në Evropë.

* Kapaciteti i gazsjellësit mund të dyfishohet deri në 20 bcm/v (zgjerim në të ardhmen) duke shfrytëzuar të njëjtin tubacion por duke shtuar kapacitet kompresuese.

Teknologjia
* Elementët më të ndërlikuara, nga ana teknike, e Stacionit të Kompresorit janë tre kompresorët dhe turbinat e gazit (“zemra” e stacionit) që janë prodhuar nga SIEMENS.

* Kompresorët janë centrifugalë, të aftë ta ngjeshin gazin deri në 145 bar, nga një presion hyrës prej 59 bar.

* Çdo kompresor vihet në punë nga një turbinë me gaz 11.3 MW e cila përdor si karburant gazin natyror që vjen nga tubacioni.

Funksionimi i Stacionit të Kompresorit
* Kapaciteti i përgjithshëm i tubacionit është i ndryshueshëm, me stacionet që operojnë me zero, një ose dy kompresorë, në varësi të kërkesës për gaz. Stacionet kontrollohen në vend ose në distancë, nga dhoma e ardhshme e kontrollit në Itali.

* Të gjitha komunikimet e sistemit të kontrollit sigurohen nëpërmjet kabllove me fibra optike të vendosur përgjatë gjatësisë së tubacionit.

Materialet e përdorura
* Punime mbi tokë – 320,000 m3 (rreth 17,800 kamionë)

* Kolona guri – 4,687 kolona (57,000 m3)

* Beton – 11,300 m3 (afërsisht 1,300 kamionë)

* Tubacione – 2,115,000 kg

* Kabllo elektrike – 140 km (nga Tirana në Vlorë)

* Kabllo instrumentesh – 190 km (nga Tirana në Shkodër, vajtje-ardhje)

Ecuria e punimeve deri më tani
* Ecuria e përgjithshme e ndërtimit të Stacionit të Kompresorit në Fier = 31%

Kalendari i punimeve (datat kryesore) të Stacionit të Kompresorit

* Fillimi i ndërtimit: 08 Mars 2017

* Përfundimi i ndërtimit: Mars 2019

* Gati për Operim: tre-mujori i katërt i 2019

* Gati për Fillimin e Operimit Tregtar: 2020

Punësimi në Stacionin e Kompresorit (ndërtimi dhe menaxhimi i kantierit)

* Aktualisht janë rreth 210 punëtorë

* Pritet të arrijë në më shumë se 250 punëtorë nga Korriku 2018 deri në vitin 2019.

* 70% e fuqisë punëtore janë vendas.

* Për më tepër, aktivitetet jashtë kantierit por brenda Shqipërisë, si për shembull prodhimi i tubave dhe pajisjeve të çelikut, krijoi më shumë se 100 vende pune në kompani shqiptare në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

* Nënkontraktorë shqiptarë: Vagalat, Gjoka, Heko, Elmazaj, APM, Albaelettrica dhe Renco.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Botërori 2018/ Zbuloni shumën stratosferike që do marri fituesi nga FIFA
Previous article Policia e Singaporit ka arrestuar dy gazetarë para takimit Trump - Kim

Redaktor2

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT