• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TANI CILËSIA BLIHET MË THJESHTË/ Gjiganti i automjeteve Volvo nga Mektrin Motors bashkëpunon me Credins Bank
Home
Intervista

TANI CILËSIA BLIHET MË THJESHTË/ Gjiganti i automjeteve Volvo nga Mektrin Motors bashkëpunon me Credins Bank

13 November, 2019 F.autor Ekonomi, Intervista

Prej sa vitesh operon Credins Leasing në Shqipëri?

Credins Bank, me përvojë mbi 10 vjet në zhvillimin e produktit të Qirasë Financiare (Leasing), është e fokusuar te financimet në fushën e investimeve të reja apo ekzistuese, në formën e financimit të automjeteve të reja, linjave të reja të prodhimit, pajisje e makineri ndërtimi, Buy and Lease Back, etj. Ne synojmë të stimulojmë aktivitetin leasing, duke ndikuar në futjen dhe rinovimin e teknologjive të reja në tregun shqiptar, zhvillimin e ekonomisë shqiptare në tërësi, duke i dhënë mundësi biznesit të kryejë investime të reja në teknologji e pajisje dhe plotësimin e nevojave të tij në rritje. Credins vjen me një bashkëpunim të ri, mjaft interesant, me një brand të njohur makinë, siç është Vovlo, duke ofruar leasing për dy tipe: Volvo e RE XC40 dhe XC60.

Elion Martini

Po çfarë është leasing për autovetura dhe kush mund të aplikojë për këtë shërbim Është një financim që ju mundëson të merrni një autoveturë të re, duke paguar vetëm një pjesë të saj, përkundrejt vlerës së plotë të autoveturës. Target-grupi i klientëve tanë janë individë që duan të blejnë një makinë të re, me të ardhura të rregullta mujore apo biznese që duan të pajisin stafin e tyre me autovetura dhe duan të ruajnë kapitalin për nevoja të tjera të biznesit. Avantazhet për klientët janë të shumta, pasi nuk kërkohet kolateral shtesë, klienti zgjedh vetë modelin e financimit që i përshtatet etj. Credins Leasing, bazuar në përvojën disavjeçare dhe stafin profesional, mundëson miratim të shpejtë të financimit (brenda një dite pune), thjeshtësi në procedura dhe fleksibilitet në modelin financiar, që i përshtatet buxhetit të gjithsecilit. Çfarë risie sjell Credins në bashkëpunim me Mektrin Motors? Bashkëpunimi me Mektrin Motors e bën shumë më fleksibël dhe të thjeshtë marrjen me financim të ofertës së re nga Volvo. Ndaj mirëpresim çdo klient, individ apo biznes, i cili dëshiron të përfitojë nga kjo ofertë speciale në këtë fundvit

Erind Bejkollari

Si po ecën Volvo në Shqipëri dhe cili është modeli më i kërkuar?

Volvo në Shqipëri është e pranishme që prej vitit 2016, si pjesë e grupit më të madh të industrisë së makinave në Shqipëri, Mektrin Motors.

Çdo vit kemi pasur rritje të shitjeve dhe të pëlqimit të markës në vendin tonë. Po punojmë shumë që të përcjellim vlerat e Volvo-s te përdoruesit dhe deri tani, ia kemi dalë. Klientët e duan Volvo-n dhe kërkojnë atë çka ky prodhues suedez ofron. Është bërë trend tashmë që përdoruesit e makinave të zgjedhin gjithmonë e më shumë makinat e larta ose SUV, dhe bazuar në këtë, edhe tek ne nuk mund të ndodhë ndryshe. Pra modelet më të shitura janë XC40 dhe XC60

Xc40 Fb

Cilat janë ndryshmet e reja që Volvo po ofron për të garantuar risi dhe siguri? Sa të sigurta janë ato?

Volvo, që në krijimet e saj, është veçuar nga konkurrentët për shkak të kujdesit të treguar në sigurinë e përdoruesve të saj. Karakteristikë që edhe sot e veçon mbi të gjithë. Volvo ofron sistemin mbrojtës aktiv dhe pasiv më të mirë në treg. Kjo është veçoria për të cilën po rritet kërkesa për këto makina vit pas viti. Duhet theksuar se që nga viti 2020, shpejtësia max që do të kenë automjetet Volvo do të jetë e limituar në 180 km/h.

Cila është dhurata e Volvo Albania për konsumatorin shqiptar në këtë fundviti?

Këtë fundviti, Volvo Cars Albania në bashkëpunim me Bankën Credins vjen me ofertën unike. Dhurata jonë kushton shumë pak. Volvo XC40 për vetëm 325 euro/muaj dhe Volvo XC60 për vetëm 390 euro/muaj. Tashmë, nëpërmjet Bankës Credins, kushdo mund të bëhet përdorues i një Volvo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META BËN "GAFËN" E RADHËS/ Dekreton bashkëjetuesen e Alibeajt si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por dekreti i tij është nul pasi afati ka... MBARUAR
Previous article POLICIA PUBLIKON MASAT PËR SHQIPËRI-ANDORË/ Rrugë të bllokuara dhe sende që s’duhen me vete

F.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT