• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TALO ÇELA ENDE NË KËRKIM/ Ja lëvizjet e fundit në Tiranë, u takua në hotel me personazhin e njohur për të vrarë…
Home
Breaking News

TALO ÇELA ENDE NË KËRKIM/ Ja lëvizjet e fundit në Tiranë, u takua në hotel me personazhin e njohur për të vrarë…

19 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Talo Çela është një ndër personat më të kërkuar në vend, ndërsa dyshohet nga policia si porositës apo autor i një një morie atentatesh.

Për herë të fundit, Talo Çela dyshohet se është parë në publik në maj të këtij viti ku gjatë një atentati mbeti i plagosur Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që pasi vendosi të bashkëpunonte, ka hedhur ndritë mbi shumë ngjarje kriminale në vend. Në dëshminë e tij, ai zbuloi dhe shumë ngjarje që lidhen me emrin e Talo Çelës.

Pas shumë kërkimesh, polcia ka mundur të gjejë një pistë duke gjurmuar lëvizjet e fundit të Çelës. Sipas një dokumenti të klasifikuar, Talo Çela është parë të lëvizë në fund të gushtit të vitit të shkuar në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tiranë ku edhe ka qëndruar aty.

Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë dy herë duke lëvizur me të njëjtin automjet. Një herë është parë nën shoqërinë e një gruaje, ndërsa herën e dytë është ulur në një hotel në këtë zonë me tre persona të tjerë.

Një informator i policisë e ka konstatuar Çelën të qëndrojë në praninë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës, Laçit dhe Lezhës.

Policia dyshonte në atë kohë se ky takim ishte bërë me qëllimin që personazhi i njohur i krimit të porosiste Talon Çelën për të vrarë kundërshtarin më të madh të tij në atë kohë, i cili lëvizte lirshëm nëpër Tiranë edhe pse kërkohej nga policia si edhe armiqtë e tij.

Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION I MADH POLICOR/ I jepet sot lamtumira Mbretëreshës Elizabeth ll, mbi 10 000 oficerë në rrugët e Londrës
Previous article GODITEN 5 RASTE TË MALLRAVE KONTRABANDË NË DURRËS/ Procedohen pronarët e dyqaneve dhe sekuestrohen 2 kg flori

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT