Vijon debati në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Përmes një video, Kryemadhi së bashku me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili paralajmëruan Ramën se më 25 prill do të piqet në ‘tiganin e shqiptarëve’.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ramës, i cili në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë videon e dyshes Kryemadhi-Vasili, duke e shoqëruar me fjalët: ‘Dini gjë ku bie ky Pavioni?’