Testi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por kjo nuk e ka penguar taksistin e papërgjegjshëm nga Saranda që të marrë në bord dy persona dhe të tentojë të kalojë kufirin drejt Greqisë.
60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.C u kap në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga Inspektori i ISHSH. Menjëherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për t’u karantinuar në shtëpi, ndërkohë që është gjobitur me 700 mijë lekë.

