Një aksident pa pasoja në njerëz, por vetëm në dëme materiale u raportua rreth orës 22:35 në redaksinë e ALPENews.al se kishte ndodhur në zonën e “Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme”, pikërisht tek një ndër zonat më të frekuentuara të Tiranës, në atë të “Brrylit”.
Shoferi i paidentifikuar i një automjeti (veturë, tip Taksi) e një kompanie të dëgjuar këtu të kryeqytet ka humbur drejtimin teksa është kthyer për në destinacion rrugën që të çon në qendër të qytetit.
Redaksia e ALPENews.al ka siguruar disa pamje ekskluzive, dhe foto nga vendngjarja teksa shihen shumë qytetarë përreth automjetit, si dhe një vinxh i cili po mundohet të tërheqë për lart automjetin e dëmtuar.
Taksia ka përfunduar në një prej zonave të lumit “Lana” pikërisht 100 metra pas Urës së “Brrylit”.
Ndërkohë nga vendngjarja raportuesi i redaksisë së ALPENews.al rrëfehu se
shoferi kishte qenë i dehur, dhe dyshohet se nuk ka qenë në gjendje të drejtojë automjetin e tij (taksinë). Ka qenë në orar punë, por në makinë nuk ka patur pasagjerë, dhe për fat të mirë ka qenë vetëm drejtuesi i saj, një shtetas shqiptar, banues në Tiranë. Kthesa e marrë nga shoferi kishte qenë e fortë, dhe me shpejtësi, kjo e ka bërë që në moment të humbasë drejtimin, duke përfunduar në pjesën fundore të lumit “Lana”, thotë raportuesi i ALPENews.al nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Policia ndërkohë pritet të dalë në një njoftim zyrtar për këtë aksident mesditën e sotme.
VIDEOJA E SIGURUAR NGA ALPENEWS.al
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al.




