• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Taksat për makinat luksoze, kujtesë qytetarëve: Ja automjetet qe përfshihen pas 1 janarit
Home
Ekonomi

Taksat për makinat luksoze, kujtesë qytetarëve: Ja automjetet qe përfshihen pas 1 janarit

22 December, 2017 g.autor Ekonomi

Paketa e fundit Fiskale e miratuar nga Kuvendi dhe që hyn në fuqi në një pjesë të mirë të ndryshimeve më 1 janar 2018 solli edhe një rishikim tek ato që konsiderohen automjete luksoze.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të këtyre ndryshimeve, ka sjellë edhe një herë në vëmendje për qytetaret risitë në ligjin “Për taksat kombëtare” ku përfshihet edhe ajo për automjetet.

“Në kuadër të Paketës së re Fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr.104/2017 Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, “Automjet luksoz” konsiderohen autoveturat deri 6+1. (neni 2, pika 5) si dhe ka pësuar një ndryshim neni 11 “Tarifa shërbimi”, germa ç) ku janë hequr tarifat për shërbime gjyqësore, pasi ato do të reflektohen në një ligj të veçantë, duke parashikuar që fusha e zbatimit të këtij ligji të shtrihet mbi tarifat për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe noterisë (ndryshim, i cili do hyjë në fuqi më 1 Qershor 2018).

Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 222, datë 19.12.2017 dhe hyn në fuqi më datë 01 Janar 2018, me përjashtim të pikës 2 që hyn në fuqi më 1 Qershor 2018.

Ju mund të konsultoni ligjin e përditësuar edhe në rubrikën “Legjislacioni, Taksat Kombëtare” nënvizojnë Tatimet.

Nga llogaritjet e Financave, ndryshimet në ligj të lidhura me automjetet e luksit pritet të japin një efekt pozitiv prej 19 milionë lekësh në buxhet.

Me ligj, këtë taksë e paguanin të gjithë ato mjete 4+1 që kishin cilindratë mbi 3000 cm³ ose vlerë të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea 'josh' Courtois me milionat e saj, belgu bëhet portieri më i paguar në botë
Previous article Ku ka zë, s’është pa gjë! Faton Shoshi dhe Era Istrefi qenkan ndarë

g.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT