• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSAT KOMBËTARE/ Denaj: Ndërmorëm lehtësi fiskale në ndihmë të sektorit minerar
Home
Politikë

TAKSAT KOMBËTARE/ Denaj: Ndërmorëm lehtësi fiskale në ndihmë të sektorit minerar

15 February, 2021 s.autor Politikë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e radhës plenare rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj nënvizoi se, projektligji u propozua në vazhdimësi të një sërë lehtësirash fiskale, që u ndërmorën gjatë vitit 2020, pasi ekonomia u hap dhe në kuadër të mbështetjes së biznesit.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka draftuar projektligjin në kuadër të propozimeve të ardhura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqatës së Minierave të Shqipërisë dhe Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, u shpreh Denaj.

Sipas ministres, ky projektligj u dërgua për mendim dhe në ministritë e tjera të linjës; në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në Ministrinë e Brendshme dhe në Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Kjo agjenci, e cila është edhe institucioni publik për çështjet vendore, që ka për mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike, në rolin e sekretariatit teknik u shpreh dakord me projekt-aktin, i cili kaloi dhe u miratua në Këshillin Konsultativ me vetëqeverisje vendore në datën 29 shtator të vitit 2020.

“MFE-ja, ashtu edhe çdo ministri linje ka për detyrë ligjore ndjekjen e të gjitha hapave, përpara se të kalojë dhe të aprovojë në këtë Parlament të nderuar ligjet e tij dhe departamentet ligjore sigurisht ti ndjekin që të gjitha këto janë masa të ndërmarra, por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të japim edhe një mesazh tjetër për sektorin dhe për të punësuarit në këtë sektor, të cilët në zona të caktuara kanë një mundësi të vetme këtë punësim dhe nuk mund të liheshin në baltë në një moment të vështirë, përveç krizës që ka goditur të gjithë sektorët”, përfundoi Denaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Studimi e konfirmon: Vaksina e Pfizer krijon 94% mbrojtje ndaj koronavirusit
Previous article "KA QENË SHUMË ZHGËNJYESE..."/ Aulona Musta flet për herë të parë për “sherrin” me Arbana Osmanin

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT