• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSAQ 100%/ Haradinaj: Serbia do vijojë presionet, por s’do ketë sukses
Home
Rajon

TAKSAQ 100%/ Haradinaj: Serbia do vijojë presionet, por s’do ketë sukses

23 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij për t’i njoftuar për situatën politike në vend, veçmas pas aplikimit të taksës për produktet  nga Serbia dhe Bosnja që importon Kosova.

Haradinaj përmendi taksën prej 100 për qind, për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, duke thënë se “kjo taksë do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, se përndryshe ne e kundërshtojmë vetveten”.

“Serbia ka me u munduar me testu qëndrueshmërinë tonë, duke na provokuar në forma të ndryshme, së pari duke u thirrur në katastrofë humanitare për serbët e Veriut, e që në të vërtetë nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ajo do të mundohet të vë edhe barrikada në Veri, siç është e njohur me forma të tilla, po, prapë nuk do të ketë sukses. Të gjitha këto variante janë rrugë të gabuara nga ana e Serbisë nëse do t’i ndërmarr. Rruga e vetme e drejt është që ta njohë Kosovën si shtet”, tha Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Me tej Haradinaj ka thënë se “sa i përket BE-së, që po thirret në atë se nuk e kemi respektuar marrëveshjen e CEFTA-së është gabim, sepse ne kemi vepruar sipas ligjit, kur e kemi vënë këtë taksë. BE-ja gjithashtu po na kritikon për atë se nuk i kemi kërkesat e qarta. Këtë herë ne e kemi vetëm një kërkesë, ta njeh Serbia Kosovën”.

Kryeministri foli edhe për  mundësinë e ngritjes së çmimeve në treg.

Ai tha se çmimet nuk guxojnë të rriten. “Më vjen keq prej sipërmarrësve, por këtë gjendje do ta kalojmë së bashku dhe nuk duhet ta keqpërdor askush këtë situatë, sepse nuk do të jetë mirë për askënd”, tha ai.

Më tej i pari i Qeverisë tregoi se Kosova është në proces për liberalizimin e vizave, që beson se do të ndodh së shpejti.

Krejt në fund Haradinaj tregoi se për të gjitha këto vendime e ka mbështetjen e koalicionit qeverisës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS U FRIKËSONI/ Kjo bimë "e pazakontë" lufton kancerin dhe diabetin
Previous article E OFENDOJNË SE EKSPOZON GJOKSIN/ Kjo grua e bën këtë gjë nga frika: Kam parë dhimbje...(FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT