• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA PËR RRUGËN E KOMBIT/ Reagon ashpër Basha: Grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë…
Home
Shqipëri

TAKSA PËR RRUGËN E KOMBIT/ Reagon ashpër Basha: Grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë…

25 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha:

Taksa Rama ne Rrugen e Kombit grabitje e dyfishte e shqiptareve dhe barriere shtese mes Shqiperise dhe Kosoves.

Me daten 1 prill 2018 fillon te aplikohet tarifa e pageses se detyruar ne te dy kalimet e Rruges se Kombit qe u ideua, u projektua dhe u ndertua per te lidhur Shqiperine dhe Kosoven. Me vendosjen e kesaj tarife, ky projekt merr nje goditje te rende nga klani kriminal qe qeveris sot Shqiperine.

Partia Demokratike ka hedhur e para idene e nje studimi teresor per mundesine e aplikimit te tarifave te lehta, transparente, te perballueshme nga te gjithe, per te kontribuar keshtu ne mirembajtjen e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i ketyre tarifave do te lidhej me zbatimin e nje parimi universal, me ekzistencen e rrugeve alternative, pa pagese. Do te lidhej po keshtu me parimin e mostaksimit te dyfishte, pra me heqjen e takses se qarkullimit te automjeteve.

Duke injoruar kete parim universal, banda qe qeveris Shqiperine, ka dhene me koncension aktivitetin e mirembajtjes se rruges se Kombit duke aplikuar nje tarife qe shkon nga 10 euro per vajtje-ardhje te nje autoveture, ne 22.5 euro per dy kalime te nje autobuzi me dy akse dhe 32,5 euro per autobuzet dhe kamionet me tre akse.

Kjo ndodh ne nje kohe kur Edi Rama e ka rritur taksen e qarkullimit te automjeteve me 24 leke per liter karburant. Rritja me 24 leke per liter, ju merr shqiptareve plot 120 milione dollare ne vit nga xhepat e tyre. Mjafton 1/10 e kesaj shume per te mbuluar te gjitha nevojat per shpenzime te mirembajtjes, pa vendosur tarifa shtese.

Vetem nga kalimi pa pagese ne rrugen e Kombit Shqiperia ka perfituar direkt dhe indirekt rreth 300-400 milione euro ne vit. Do te mjaftonte nje fraksion i ketyre te ardhurave per te perballuar nevojat per mirembajtje te te gjithe rrjetit rrugor shqiptar.

Qytetaret e Kosoves do ta ndiejne te paret kete akt primitiv te urrejtjes nga banda ne pushtet ne Shqiperi. Kjo tarife eshte nje barriere dhe kosto e shtuar per ta.

Ky akt kriminal demton edhe ekonomine e Shqiperise, duke rritur koston per sherbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetaret dhe bizneset, nga Kukesi e Mirdita ne Lezhe, Shkoder, Kurbin, Kruje, Tirane dhe ne Portin e Durresit. Turizmi po keshtu do te pesoje nje goditje te rende.

Por me se shumti ate do ta ndiejne banoret e varfer te zonave rreth Rruges se Kombit te cilet edhe aktualisht e kane tejet te veshtire te perballojne tarifat e furgoneve e autobuzeve. Rama premtoi se do ta zgjidhe ceshtjen e rezidenteve te kesaj zone por deri tani asnje mase nuk eshte marre per identifikimin dhe pajisjen e tyre me mjete identifikuese qe do te garantonin perjashtimin automatik te tyre ne hyrje daljet e disafishta ditore qe ata kryejne per te vajtur ne pune, shitur produket e tyre apo siguruar mallrat e nevojshme per jetesen e tyre.

Partia Demokratike i qendron premtimit te saj per te shfuqizuar qe diten e pare ne pushtet taksen e qarkullimit si dhe per te hetuar me transparence cdo koncension te dhene nga klani kriminal ne krye te Shqiperise, duke u zotuar se cdo koncension qe cenon interesat e shqiptareve do te shfuqizohet dhe pergjegjesit do te vihen perpara drejtesi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bekim Balaj përkëdhel brunen misterioze, kapet mat në klub
Previous article E BUJSHME/ Refuzohet kërkesa e ADRIATIK LLALLES për zgjatjen e kohëqëndrimit të familjes së tij në GJERMANI

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT