• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA NDAJ SERBISË DHE BOSNJË HERCEGOVINËS/ Al Jazeera e Ballkanit: Haradinajt i është refuzuar viza amerikane
Home
Rajon

TAKSA NDAJ SERBISË DHE BOSNJË HERCEGOVINËS/ Al Jazeera e Ballkanit: Haradinajt i është refuzuar viza amerikane

14 January, 2019 k.autor Rajon

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar sot se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Dhe, se sanksione mund të ketë edhe tutje, nëse nuk hiqet kjo taksë deri më 21 janar, ultimatum i dhënë për Qeverinë e Kosovës.

Al Jazeera Balkans shkruan se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mori një vizë amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punën e një konference mbi Ballkanin në fillim të shkurtit.

Ndërsa, gazetari i Al Jazeera Ballkans, Ivica Puljić, raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt.

Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi për rrjetin televiziv se Haradinaj nuk kishte marrë një vizë hyrjeje për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjes dhe Herzegovinës.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët.

Sot, kryeministri i Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me garancitë ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të rezultojë në njohjen e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ilir Meta mes zgjidhjes fallco dhe shtetit fallco
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Po opozita çdo bëjë?

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT