• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA E IMPORTEVE SERBE/ Engel, i shqetësuar me “taktikat” e administratës Trump në Kosovë
Home
Rajon

TAKSA E IMPORTEVE SERBE/ Engel, i shqetësuar me “taktikat” e administratës Trump në Kosovë

28 March, 2020 Delo.autor Rajon

Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, tha se është “thellësisht i shqetësuar me taktikat e administratës (së presidentit të SHBA-së, Donald) Trump me Prishtinën” dhe shtoi se “SHBA-ja i ka kontribuar krizës në Kosovë”.

Engel tha se presioni mbi Kosovën, për shkak të taksës 100 për qind që u ka vënë importeve serbe, nuk është i balancuar, dhe se SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për lidhjet e saj të sigurisë me Rusinë.

“Departamenti amerikan i Shtetit ka kohë që i bën thirrje Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë. Por, kjo administratë ka vendosur ndëshkime ekonomike vetëm disa javë pas formimit të Qeverisë së (Albin) Kurtit. Në vend se ta linte qeverinë e re të merrej me pandeminë (e koronavirusit), me agjencitë dhe të niste procedura të brendshme, SHBA-ja ka kontribuar në krizën politike në Prishtinë, për shkak të taksës ndaj Serbisë”, thuhet në deklaratën e Eliot Engelit.

A do të ballafaqohet Serbia me sanksione për shkak të armatimit nga Rusia?

Ai shtoi se ka arsye të mira për Kosovën që ta heqë taksën, sepse, sipas tij, ajo i shkakton Kosovës më shumë dëm, sesa që ndikon në arritjen e marrëveshjes së paqes me Serbinë.

Por, tha Enegel, pa marrë parasysh këtë, taksat janë mjet legjitim i një kombi sovran.

“Si të tilla, presidenti Trump u ka vënë miqve dhe armiqve në gjithë botën, për arsye ekonomike dhe politike”, tha Engel.

Sipas tij, SHBA-ja, në vend se të përdorte taktikat mbizotëruese, është dashur të punojë me Qeverinë tani në detyrë të Kosovës, për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme.

Sipas tij, kur një demokraci e vogël “detyrohet me dhunë” të bëjë diçka, ajo është “vepër maltretimi dhe jo vepër e partnerit të pjekur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ÇMENDURI" NË TREGJE E MARKETE/ Qytetarët harrojnë koronavirusin e dynden si në një kohë normale (FOTO)
Previous article KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Europol paralajmëron: Kujdes nga mashtruesit në internet, ja çfarë po përpiqen të bëjnë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT