• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Taksa e banesës/ Deputeti i PS: Të përballueshme. Grida Duma: Shqiptarët po zhyten në varfëri
Home
Sociale

Taksa e banesës/ Deputeti i PS: Të përballueshme. Grida Duma: Shqiptarët po zhyten në varfëri

29 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Duke filluar nga 1 prilli, në faturën e energjisë së qytetarëve shqiptarë do të shtohet një taksë e re, ajo e banesës. Reagimet padyshim kanë qenë të shumta, nisur nga fakti se ekonomia e familjeve shqiptarë është e dobët. Po kështu, edhe rritja e disa taksave që prekin biznesin, si dhe tarifa për Rrugën e Kombit, ka ndikuar në këto reagime.

 

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, deputeti i PS, Ervin Bushati tha se këto tarifa të vendosura nga qeveria janë të përballueshme nga qytetarët.

“Unë e kuptoj që të mbrosh taksa e tatime nuk është pozitë e mirë. Instinkti i parë i dikujt që dërgon për taksa dhe tarifa është reagim i fortë. Askush nuk i do ato, por pa taksa nuk mund të mbahet shteti. Ne mendojmë se ekonomia po ecën mirë, dhe kjo rishpërndahet tek të gjithë njerëzit. Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në sistem e taksave, dhe mendojmë se qytetarët kanë më shumë të ardhura. Në prill do të shtohet vetëm taksa për banesat”, tha Bushati.

Por ndryshe nga deputeti socialist, shprehet demokratja Grida Duma. Sipas saj, aktualisht shqiptarët i paguajnë si taksa rreth 30-40 % të të ardhurave të tyre.

“Problemi është se shqiptarët po zhyten në varfëri. Sot mesatarisht shqiptarët paguajnë 30-40 % të ardhurave të tyre i shkojnë për taksa. Në situatat që jemi sot as biznesi dhe qytetarët nuk kanë përfituar nga politikat qeveritare, por përkundrazi janë rënduar. Askush nuk është i kënaqur nga kjo rritje e brishtë e ekonomisë. Se këta thonë është rritur 3.5 %, por pyetja është rishpërndarë kjo rritje ekonomike. Çfarë kanë përfituar shqiptarët. Ndaj themi se shqetësimi kryesor sot është si po shpenzohen paratë e shqiptarëve”, tha deputetja demokrate Grida Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eni Koçi SFIDON temperaturat, sjell me 'DHUNË' pranverën (FOTO)
Previous article Prokuroria mbyll hetimet për Elvis Roshin/ Rezultonte me 5 emra, ish-kryebashkiaku nën lupën e DEA-s

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT