Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për herë të parë se taksa për mallrat serbe u vendos për frenuar agresivitetin e Beogradit zyrtar për në marrëdhëniet tregtare. Por pavarësisht kësaj, ai shprehet i gatshëm për dialog me Serbinë, dhe për këtë shton se ka edhe një pjesë të opozitës më vete.
Pavarësisht këshillimit apo presionit të vazhdueshëm nga ndërkombëtarët, për çdo mall që Serbia do të fusë në Kosovë, ende duhet të paguajë taksën 100%. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shpjegoi për “Radion Evropa e Lirë”, se pse një vendim i tillë nuk i ndikon marrëdhëniet me perendimin. Sipas tij, kjo masë ishte një detyrim për të ndaluar agrisivitetin e Serbisë në marrëdhëniet tregtare.
Kemi pasur një situatë të rëndë, të një agresiviteti të Serbisë në planin ndërkombëtar, por edhe në planin e brendshëm, me tendenca të destabilizimit të Kosovës. Njëkohësisht, edhe një pengesë jotarifore për çdo mall të prodhuar në Kosovë nuk ka mundur që të hyjë në Serbi. Taksa, si vendim i Qeverisë së vendit është një vendim që të mbrohemi nga ky agresivitet.
Zëra ndërkombëtarë e kanë parë taksën si një përpjekje të Kosovës për të mos dialoguar me Serbinë. A është e vërtetë diçka e tillë?
Vullneti për dialog nuk është zbehur nga pala jonë, nga Kosova. Ne kemi kryer disa detyra shtëpie, në këtë rast kemi Platformën shtetërore, kemi Delegacionin shtetëror, kemi një unitet jo vetëm të spektrit qeverisës politik, por edhe një me pjesë të opozitës. Pra, ne jemi të gatshëm për dialog, vlerësojmë se dialogu duhet të vazhdojë.
Serbia nga ana e saj shprehet e vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me Kosovën pa u hequr taksa. Bisedimet mes dy vendeve kanë ngrirë, e me sa duket, të ngrira do ta kalojnë edhe verën.