• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKON MACRON/ Zelensky: Më 11 mars, takim në Paris mes vendeve që duan të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën
Home
Nderkombetare

TAKON MACRON/ Zelensky: Më 11 mars, takim në Paris mes vendeve që duan të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën

6 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një postim në rrjetin social X, ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi të enjten në Bruksel, në Samitin e Këshillit të Evropës.

Zelensky shkruan se “e falënderova Emmanuelin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës”.

“Kam zhvilluar një takim të veçantë me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të mbledhjes së Këshillit Evropian, që u mbajt sot në Bruksel. E falënderova Emmanuelin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës. Diskutuam për takimin që po përgatitet për më 11 mars, në nivel të përfaqësuesve ushtarakë të vendeve që janë të gatshme të bëjnë përpjekje më të mëdha për të garantuar në mënyrë të besueshme sigurinë në kuadër të përfundimit të kësaj lufte,” shkruan në rrjetet sociale presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Koordinuam qëndrimet dhe hapat e ardhshëm. Kemi një vizion të përbashkët dhe të qartë: një paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme është e mundur përmes bashkëpunimit mes Ukrainës, gjithë Evropës dhe Amerikës. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS LEXO ASNJË KOMENT"/ Sara Gjordeni reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA”
Previous article INTERVISTA NGA BURGU/ Veliaj: Isha në Gjermani e SHBA dhe u ktheva, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT