• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Takohemi për një libër” në shtëpinë Kadare
Home
Kulturë

“Takohemi për një libër” në shtëpinë Kadare

6 November, 2017 xhesi.editor Kulturë

Fushata kombëtare e leximit, “Takohemi për një libër” është përqafuar në të gjitha qytetet e vendit qysh në ditët e para të nisjes së saj.

Muaji nëntor është shpallur muaji i leximit nga Ministria e Kulturës, por duket se kjo nismë vitin tjetër do të jetë e përditshme.

Këtë fakt e ka bërë të ditur nga Gjirokastra, Ministrja e Kulturës dhe deputetja Mirela Kumbaro, e cila zbuloi dhe sloganin, i cili do të jetë; “Shëët se po lexoj” teksa kishte përzgjedhur për të lexuar pjesë nga libri i Gazmend Kapllanit “Ditar i shkurtër kufijsh”.

“Qëllimi është që të jemi sa më shumë që e ndajmë librin me njëri-tjetrin, ashtu siç bëjmë kur dëgjojmë një muzikë të bukur. Prandaj bashkë me ministrin Bushati iu bashkuam aktivitetit tuaj për të lexuar sot një libër. Vitin që vjen kemi menduar një iniciativë tjetër, e cila do të quhet “shëët se po lexoj”, prandaj përgatituni se do ta kemi të përditshme leximin dhe ndarjen e kënaqësisë që libri dhuron”, tha Kumbaro në aktivitetin e zhvilluar në shtëpinë Kadare “Takohemi për një libër”.

Ky aktivitet u organizua këtë fundjavë nga nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli” të cilëve iu bashkuan për të lexuar edhe ministrja e Kulturës, së bashku me ministrin Ditmir Bushati.

Fushata “Takohemi për një libër, është pjesë e programit “Edukimi përmes kulturës”, prioritet i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës. Fushatë do të shtrihet në mbarë vendin përgjatë gjithë muajit nëntor, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj.

Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandal/ Kampioni shqiptar rrezikon Botërorin
Previous article Vdes në spital një i burgosur, nën hetim oficeri që duhet ta ruante

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT