• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI TRUMP-KIM JONG UN/ Peniani refuzon të paguajë hotelin
Home
Nderkombetare

TAKIMI TRUMP-KIM JONG UN/ Peniani refuzon të paguajë hotelin

2 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump pranoi që të takohet me Kim Jong-un dhe gjasat janë që shtrëngimi i duarve të ndodhë më 12 qershor në një resort bregdetar të Singaporit.

Pasi u vendos për këtë samit, të dyja palët janë vënë në lëvizje për detajet e takimit, që nga pjesëmarrja, temat që do të shtrohen në tryezë, formatin e bisedimeve, deklaratat që do të bëhen apo dhe marrëveshjet që mund të nënshkrohen.

Por, në një temë amerikanët dhe koreano-veriorët kanë ngecur; kush do të paguajë faturën e hotelit për Kim Jong-un.

Washington Post shkruan se diktatori kryeneç, por “i varfër” kërkon që të rehatohet në hotelin “The Fullerton”, një ndërtesë neoklasike pranë Lumit të Singaporit, ku një suitë presidenciale kushton më shumë se 8 mijë dollarë në natë.

Përveç kësaj, Washington Post thotë se përfaqësuesit e Penianit në grupin organizator të takimit e kanë bërë të qartë që nuk kanë ndërmend të paguajnë asnjë kacidhe për qëndrimin e Kim Jong-un dhe delegacionit që e shoqëron në këtë samit.

Duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë, Ëashington Post thotë se zyrtarët amerikanë janë vënë në lëvizje për të gjetur mënyrën sesi ta zgjidhin këtë problem logjistik dhe mes zgjidhjeve që po shqyrtohen është edhe mundësia e gjetjes së një rruge “sekrete” që SHBA t’i paguajë qëndrimin Kim Jong-un.

Por, amerikanët druhen se pagesa e drejtpërdrejtë mund të interpretohet si “ofendim” nga ana e Koresë së Veriut dhe për këtë po përpiqen që të gjejnë mundësinë që fatura të paguhet në emër të Singaporit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Bujar Asqeriu: Kam mbijetuar me punë jo me tesera partie. Thirrja ime për kryeministrin
Previous article Kejvina na shuan kureshtjen! Zbulon shumën marramendëse: Për një ditë pune paguhem...

F.autor

Postime të ngjashme

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT