• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takimi Thaçi-Vuçiç, BE: Përparimi i dialogut i lidhur me axhendën europiane
Home
Rajon

Takimi Thaçi-Vuçiç, BE: Përparimi i dialogut i lidhur me axhendën europiane

24 March, 2018 k.autor Rajon

Nisi të premten në Bruksel raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të përfaqësuar në rang të lartë nga dy Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Europian pas takimit, thuhet se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Për shefen e diplomacisë europiane, Mogherini, BE ka të gjithë fokusin e tij në zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog”.

Pas takimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ekziston mundësia që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti.

Ndërsa presidenti serb Vuçiç u shpreh se fakti që për pesë vjet nuk janë përmbushur gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit, të cilat kanë të bëjnë me Asociacionin, nuk mund të jetë fajtore vetëm pala shqiptare, por edhe Bashkimi Europian, si garantues i zbatimit të marrëveshjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter vijon pazarin në Argjentinë, pëlqehen dy talentet e Bocës
Previous article U dënua në Londër, Ngoo sqaron situatën

k.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT