• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI RUÇI-VESELI/ Diskutime për situatën në Kosovë, kërkohet unitet i politikës
Home
Shqipëri

TAKIMI RUÇI-VESELI/ Diskutime për situatën në Kosovë, kërkohet unitet i politikës

12 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli është pritur edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Pas takimit, Ruçi e Veseli kanë folur për mediat. Kreu i parlamentit të Shqipërisë tha se institucionet shqiptare po e ndjekin me vëmendje situatën në Kosovë dhe këshilloi unitet të politikës kosovare.

“Ne po ndjekim me vëmendje shumë maksimale zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e të gjitha palëve në procesin e dialogut. Sigurisht që dialogu është mekanizmi më i efektshëm për të siguruar një zgjidhje të qenësishme dhe të qëndrueshme që do garantojë mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe mbi të gjitha njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës e Serbisë përmes një dokumenti siç përcaktohet në strategjinë e KE.

Inkurajojmë të gjithë aktorët që kjo zgjidhje të jetë e pranueshme, e drejtë, afatgjatë në interes të Kosovës dhe rajonit.
Apeli im, është në këtë situatë që të gjitha forcat politike të Kosovës duhet të jenë unike. Ka shumë çështje që i ndajnë për luftën për pushtet por këtu bëhet fjalë për shtetin, për konsolidimin e paqes e stabilitetit në Kosovë dhe gjithë rajonin”, deklaroi Ruçin.

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli theksoi edhe njëherë se Kosova ka shtetin e vet sovran dhe platforma kombëtare do të ndërtohet në kuvend.
“Jam në një vizitë zyrtare në shtetin shqiptar. Qëllimi i vizitës është shumë i qartë është përcaktimi ynë për fqinjësi të mirë me shtetin serb, për dialog e bashkëpunim. Kosova ka shtetin e vet sovran, ka Kushtetutën. Asnjë deklaratë nuk e dëmton më shumë Kosovën se mungesa e unitetit. Kuvendi do të jetë vendi ku do ndërtohet platforma jonë nacionale”, tha Veseli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO JU SI DO TË VEPRONIT?"/ Lori çliron imagjinatën dhe i pyet të gjithë për këtë situatë të vështirë... (FOTO)
Previous article KËRCEU PARA KRERËVE TË SHTETIT/ Bashkëshortja e kryeministrit bëhet virale me lëvizjet sensuale (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT