• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI “ROMANTIK” SHKON KEQ/ Gruaja drogon dhe grabit burrin, policia kërkon ndihmë: Kush e njeh…
Home
Jetë

TAKIMI “ROMANTIK” SHKON KEQ/ Gruaja drogon dhe grabit burrin, policia kërkon ndihmë: Kush e njeh…

19 May, 2023 s.autor Jetë

Policia në Miami është në kërkim intensiv të një zonje të panjohur, e cila dyshohet se ka droguar një burrë që ka takuar në një takim dhe më pas e ka grabitur.

Ata dyshojnë se ajo i ka vjedhur bizhuteri dhe ora në vlerë 600 mijë dollarësh, duke përfshirë dy Rolex, shkruan NY Post.

Pasi u takua me burrin në një bar në Wynwood më 8 maj, gruaja e paidentifikuar u ftua përsëri në tavolinën e tij rreth orës 5:30 të mëngjesit, ku ajo e drogoi me pije, thotë më tej policia.

Autoritetet besojnë se ajo është në mesin e të 30-ave. Burri thirri policinë pasi u zgjua rreth mesditës, dhe gjeti kasafortën e tij të hapur dhe bizhuteritë e tij të zhdukura.

Ndër artikujt e shtrenjtë që ajo grabiti ishin një Rolex Daytona Rainbow me diamante dhe një Rolex Sky-Dweller. Jo vetëm kaq por akuzohet se ka vjedhur edhe një zinxhir ari, byzylykë, syze dielli Cartier dhe një unazë diamanti prej ari rozë, tha policia.

Pamjet e kamerave tregojnë të dyshuarën në ashensor me burrin brenda ndërtesës së tij, dhe përsëri teksa ajo po dilte nga banesa e tij.

Ndërsa bën daljen e saj të nxituar, ajo është parë duke mbajtur dy gota blu në njërën dorë. Detektivët thonë se nuk ishte aksident, por se ajo e bëri atë në mënyrë që ata të mos zbulonin ADN-në e saj. Ajo mori dhe gotën e tij, që të mos merrnin vesh se çfarë droge kishte brenda. Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e grabitëses.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM NJË PROBLEM SERIOZ"/ Habit Anxhela Peristeri: A i ndodh njeriu tjetër...
Previous article FITORJA E 14 MAJIT/ Rama në Shkodër: Ky rezultat për PS është sfida jonë më e madhe, për herë të parë votuesit s’votuan qorrazi

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT